Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes rëndë. S... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO
AKTUALITET

'Isha në një festë në Shqipëri...'/ Violinisti shqiptar u kap me 1 mln euro kokainë, gjykata e dënon me burg dhe gjobë të majme

P
Piranjat10 October 2026, 22:54 · 3 min lexim
'Isha në një festë në Shqipëri...'/

Të premten, më 9 tetor, gjykata e Nicës në Francë dënoi një muzikant me katër vjet burg, një prej të cilave me pezullim, dhe një gjobë doganore prej mbi 1.1 milion eurosh. Violinisti ishte arrestuar nga oficerët e doganës në gusht në rajonin Alpes-Maritimes me gati 40 kg kokainë të fshehur në automjetin e tij të cilin e kishte marrë në Shqipëri.

Violinisti i cili luante herë pas here në orkestrën Victor Hugo Franche-Comté, u gjykua për blerje, posedim, transportim të narkotikëve, si dhe për pastrim parash dhe posedim të armëve.

Më 10 gusht 2026, 45-vjeçari u kap në flagrancë ndërsa po kalonte nëpër pikën e pagesës La Turbie në autostradën A40 në lindje të Nicës (Alpes-Maritimes), duke u drejtuar nga Franca për në Itali. Muzikanti u ndalua nga oficerët e doganës nga Menton të cilët inspektuan automjetin e tij. Ata zbuluan 38.4 kg kokainë të fshehur nën dyshemenë e makinës. Gjatë një kontrolli në shtëpinë e muzikantit, hetuesit gjetën 90,000 euro në para cash dhe katër armë zjarri.

'Isha në një festë në Shqipëri...'/

Gjatë seancës dëgjimore, burri pranoi se transportonte dhe posedonte drogën me vlerë rreth një milion euro. Ai gjithashtu pranoi veprën penale të posedimit të paligjshëm të armëve ndërsa u lirua nga akuza për pastrim parash. Si pasojë, gjyqtari urdhëroi kthimin e 90,000 eurove në parave cash që iu gjetën në banesë gjatë kontrollit.

Sipas kolegëve  të L'Est Républicain, i akuzuari u shpjegoi gjyqtarëve se atij ishte  “kontaktuar gjatë verës së vitit 2025, në një festë në Shqipëri”

Ai ka deklaruar se e kishte marrë kokainën në Shqipëri dhe se do të përfitonte 20 mijë euro për transportimin e ngarkesës.

“E dyshoja se bëhej fjalë për drogë, por nuk e dija çfarë po transportoja dhe as sa ishte sasia. Nuk e di çfarë është, nuk konsumoj drogë”, shtoi ai.

Prokuroria kishte kërkuar një dënim me gjashtë vjet burg.  I pandehuri do të duhet të paguajë një gjobë doganore prej 1.1 milion eurosh, një shumë që korrespondon me vlerën e parashikuar të 38 kg kokainë të sekuestruar, shkruan media franceze.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.