Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Këlliçi: Dhuna ndaj protestuesve dhe represioni i Ramës po fundosin Shqipërinë, e vetmja zgjidhje, largimi ... Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP...
AKTUALITET

Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim, qiratë në Tiranë 12 herë më të larta se konviktet

P
Piranjat 4 October 2026, 10:22 · 2 min lexim
Viti i ri akademik nis me “luftën” për strehim,

Mijëra studentë përballen me një tjetër sfidë për nisjen e vitit akademik: gjetjen e një banese në Tiranë. Qiratë e larta dhe kapacitetet e kufizuara të konvikteve e bëjnë strehimin një barrë të rëndë për ta. Një apartament kushton mesatarisht 12 herë më shumë se një vend në konvikt.

Shtëpitë me qira në Tiranë janë kthyer në “mollë të ndaluar” për studentët që nisin vitin e ri akademik të hënën.

“Çmimet janë shumtë të larta. Të papërballueshme me të ardhurat që ne kemi”, thotë një student.

Rreth 75 mijë studentë pritet të ulen këtë vit në auditorë, ndërsa një pjesë e tyre do të akomodohen nëpër konvikte. Por kapacitete e këtyre të fundit janë të pamjaftueshme.

Konviktet publike dhe private në Tiranë kanë kapacitete për të akomoduar vetëm rreth 7 për qind të tyre. Për pjesën tjetër, beteja për një vend në konvikt mund të jetë po aq e vështirë sa përballimi i një qiraje.

Veç kostove gati të papërballueshme, mbi studentët ekziston edhe paragjykimi nga qiradhënësit.

Sipas një studimi të kryer nga Banka e Shqipërisë mbi çmimet e qirave tregon se kosto mesatare e një apartamenti arrin deri në 52 mijë 240 lekësh në muaj. Ndërkohë shpenzimet mujore për një student në konvikt nuk kalojnë vlerën prej 4 mijë e 300 lekëve ose thënë ndryshe  ata paguajnë një tarifë 12 herë më pak./ A2

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.