Barcelona përmbys Atletico Madridin, shkëputet në +3 pikë nga Real Madrid
3 pikë për të përforcuar pozitat në krye, për të mbajtur larg Real Madrid

3 pikë për të përforcuar pozitat në krye, për të mbajtur larg Real Madrid. Barça triumfon 2-1 me përmbysje përballë Atletico Madrid, një sukses jashtëzakonisht i rëndësishëm në një ndeshje shumë të vështirë e cila nisi “zjarr” ku brenda pak minutash ekipi i Simones flirtoi në të paktën dy raste të pastra me golin e avantazhit, ku vlen të theksohet goditja e traversës me kokë nga Pubill.
Një minutë më vonë, Barça reagoi me Pedrin, ku goditja e mesfushorit u përplas në traversë.Ritmi i lojës ishte fantastik dhe në minutën e 10-të Julian Alvarez futi një top të pastër në zonë, aty ku Giuliano Simeone i pa shqetësuar e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Atletico ishte superiore në fraksionin e parë ku Lee-Kang dhe Julian Alvarez tentuan të gjenin golin e dytë, por portieri Joan Garcia bëri pjesën e tij.
Barça u zgjua dhe me kalimin e minutave fitoi terren në fushë dhe pas disa përpjekjeve në minutën e 45-të Fermin Lopez me një goditje të saktë dhe të shpejtë brenda në zonë barazoi shifrat në 1-1.
Lexo edhe
SPORT
Tifozët bllokojnë autobusin e skuadrës mike, anulohet derbi në futbollin holandez

Fiorentina frenon Juventusin, bardhezinjtë lënë 2 pikë në Firenze

La Liga/ Fermín i prish festën Simeones, Barcelona përmbys Atléticon

Manchester United rrezikon rënien nga kategoria për herë të parë pas 40 vitesh

Çmenduri në Brazil/ Verstappen bën mrekullinë, Norris merr fitoren, Antonelli ndalet larg podiumit

Real Madrid triumfon 0-3 në transfertë ndaj Valencias

Arsenal fiton me vështirësi ndaj Hull City, Man.City pëson humbjen e tretë radhazi

Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel





