Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Taksë qarkullimi apo rritje taksës së makinës, ku është pagesa më e drejtë? Shqipëria mbyll llogaritë, ngjitet në Ligën B, triumf me zemër ndaj Bjellorusisë Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë Rrjetet kineze të pastrimit të parave në shërbim të karteleve meksikane, si bashkëpunojnë me mafian shqipta... Ndjekja nga policia/ 40-vjeçari shqiptar gëlltit kokainën, në gjendje kritike në spital Kremlini: Nëse nuk do të ketë marrëveshje me Evropën, do të përdorim forcën! Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë
BOTA

Bill Gates: Kompanitë që zëvendësojnë punëtorët me robotë duhet të paguajnë të njëjtat taksa

P
Piranjat 1 October 2026, 23:26 · 2 min lexim
Bill Gates: Kompanitë që zëvendësojnë

Bill Gates ka hedhur idenë që robotët që zëvendësojnë punëtorët njerëzorë të taksohen, në mënyrë që të sigurohen të ardhura për sistemet sociale dhe të mbështeten qytetarët që mund të humbin vendet e punës për shkak të inteligjencës artificiale.

Në një intervistë për “The New York Times”, Gates tha se shoqëria duhet të përcaktojë mënyrën se si do të mbështeten punëtorët në një kohë kur IA dhe robotika po ndryshojnë tregun e punës.

“Ju përcaktoni një njësi pune dhe thoni, pavarësisht nëse kjo ofrohet nga një njeri apo robot, ju po paguani të njëjtën taksë FICA që do të paguante një punëtor njerëzor”, tha Gates.

FICA është një taksë mbi pagat në SHBA që financon programe si Sigurimet Shoqërore dhe Medicare, me kontribute nga punëtorët dhe punëdhënësit.

Sipas Gates, një skemë e tillë do të mund të krijonte të ardhura tatimore për qeverinë dhe një rrjet sigurie për njerëzit që mund të preken nga automatizimi.

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka paralajmëruar edhe më herët për ndikimin e inteligjencës artificiale dhe robotikës në tregun e punës, veçanërisht në profesionet e ashtuquajtura “me jakë të bardhë”.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.