VIDEO/ Kur Zoti ta ka përcaktuar fatin edhe në mes të shpërthimit të fuqishëm. Kamerat e sigurisë filmuan momentin

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një burrë i shpëton mrekullisht vdekjes, pasi largohet me vrap vetëm pak çaste përpara se një dron rus të shpërthejë në një top të madh zjarri në një kënd lojërash.
Në videon që po qarkullon në rrjet, burri shihet duke u kthyer dhe duke vrapuar me shpejtësi sapo vëren dronin që po i afrohet.
Vetëm pak sekonda më vonë, mjeti fluturues shpërthen dhe shkatërron një pjesë të këndit të lojërave në Sviatopetrivske, pranë Kievit, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm.
Burri duket se largohet pa pësuar lëndime, ndërsa flakët përfshijnë pemët dhe shkurret pas tij. Ai i shpëtoi vdekjes për një fije.
Pamjet janë regjistruar të mërkurën, në një periudhë kur Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.
Sipas raportimit të The Sun, gati 100 persona janë vrarë gjatë tri ditëve të fundit si pasojë e sulmeve ruse.
Gjatë natës, të paktën 11 persona u vranë, mes tyre edhe tre vajza të mitura, pas një vale tjetër sulmesh ruse ndaj qytetit të Zaporizhzhias.
Ndërkohë, Ukraina iu kundërpërgjigj Rusisë me sulme ndaj një qendre të rëndësishme të naftës.
Sulmet e ndërsjella gjatë natës ndodhën pas raportimeve për një marrëveshje të rëndësishme mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për furnizimin me naftë dizel. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
VIDEO/ Erdogan drejton vetë trenin e ri, Marta Kos e pyet nëse di të drejtojë edhe helikopterin

VIDEO/ Goditet karteli i kokainës, sekuestrohen 43 ton drogë

VIDEO nga momenti/ Panik në kopshtin zoologjik, tigri sulmon burrin para vizitorëve

Mas*kra/ Burri vr*t 8 persona brenda një shtëpie

Dy injeksione vdekjeprurëse/ Christa Pike del nga spitali. Çfarë thotë ajo pasi ‘sfidoi’ vdekjen





