Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Ata që duhet të ikin, rrinë”/ Spiropali pas përjashtimit nga PS: E marr si dekoratë! Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO Zbulohet shkaku i bllokimit të trafikut ajror në SHBA, një defekt teknik në një pajisje rrjeti paralizoi si... Fshati Zboq i Korçës prej më shumë se 10 vitesh pa ujë të pijshëm, rrjeti jashtë funksionit Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg Cannabis... Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rri... “Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufi... Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi
BOTA

Deklarata e fortë e Trump: Ukraina duhet të ketë një president të ri, Zelensky nuk pranoi marrëveshjet për paqe!

P
Piranjat10 October 2026, 21:46 · 2 min lexim
Deklarata e fortë e Trump: Ukraina duhet të ketë një

Presidenti amerikan Donald Trump ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Volodymyr Zelenskyt, duke deklaruar se Ukraina duhet të ketë një president të ri, i cili të jetë i gatshëm të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Trump shprehu pakënaqësi për vazhdimin e sulmeve ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës, duke pretenduar se ato po ndikojnë në rritjen e çmimeve të karburanteve. “Unë sugjeroj që ata të gjejnë një udhëheqës të ri që mund të bëjë një marrëveshje.

Ai pati shumë mundësi për të bërë marrëveshje, por nuk bëri asnjë”, deklaroi Trump, duke akuzuar Zelenskyn se nuk ka shfrytëzuar mundësitë për t’i dhënë fund konfliktit. Sipas raportimeve, Uashingtoni i kishte kërkuar Kievit të ndalonte sulmet ndaj rafinerive ruse, ndërsa Zelensky kishte propozuar një marrëveshje reciproke, ku Ukraina do të ndalte goditjet ndaj objekteve energjetike ruse nëse Moska ndërpriste sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase. Propozimi nuk u pranua nga Trump.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas kritikoi marrëveshjen e SHBA-së me Rusinë për furnizimin me naftë, duke paralajmëruar se të ardhurat nga shitjet do të forcojnë Moskën dhe do të ndihmojnë financimin e luftës. “Dhuratat për Putinin nuk do të sjellin paqe apo ndonjë përfitim për botën e civilizuar”, deklaroi Zelensky. Përplasja e re mes dy presidentëve vjen në një moment tensionesh për strategjinë ndaj Rusisë dhe përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.