Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të...
SOCIALE

Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë më shumë se në BE

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në mall luksi për shkak të rritjes se çmimeve me ritme shume më të larta se Rajoni dhe Europa. Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind

P
Piranjat20 November 2026, 07:13 · 3 min lexim
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri u rritën 5 herë

Në një vend si Shqipëria që ka nivelin më të lartë të varfërisë në Europë, ushqimet bazë po kthehen në mall luksi për shkak të rritjes se çmimeve me ritme shume më të larta se Rajoni dhe Europa.

Sipas të dhënave të Eurostat çmimet e ushqimeve në Shqipëri pësuan rritje vjetore me 4.4 për qind në tetor 2026, ritmi më i lartë pas Turqisë e cila është një krizë ta pazakonte inflacioni dhe Qipros që është vend ishullor dhe ka kosto furnizimi.

Në Bashkimin Europian, çmimet e ushqimeve në të njëjtin muaj u rriten me ishte 0,8%, rreth një e pesta e ritmit në Shqipëri.

Shqipëria kryesoi në shtrenjtimin e çmimeve edhe në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Mali i Zi ishte më pranë, me një rritje prej 3,9%, i ndjekur nga Kosova me 3,1%, Maqedonia e Veriut me 2,0% dhe Serbia me 1,5%. Të pesë vendet shënuan rritje mbi mesataren e BE-së.

Brenda BE-së, pas Qipros, rritjen më të lartë e shënuan Italia me 2,9%, Rumania me 2,7% dhe Finlanda me 2,6%. Në 11 nga 27 vendet anëtare, ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtuan më pak se një vit më parë. Uljet më të forta u regjistruan në Suedi, me 6,6%, në Letoni me 5,3% dhe në Çeki me 4,3%.

Të dhënat më të detajuara për Shqipërinë tregojnë se, peshku dhe produktet e tjera të detit u shtrenjtuan me 9,9%, ndërsa perimet, zhardhokët dhe bishtajoret me 9,4%. Të dy grupet shënuan rritje mbi dy herë më shumë se rritja e përgjithshme e çmimeve të ushqimeve. Mishi u shtrenjtua me 4,6%, vajrat dhe yndyrnat me 4,2% dhe frutat me 3,7%.

Rritja ishte më e moderuar te bulmeti dhe vezët, me 2,5%, dhe te drithërat e produktet e tyre, me 0,9%. Në tetor 2026, rritjet më të forta u përqendruan te peshku dhe perimet. Për familjet shqiptare, shtrenjtimi i perimeve prek zërin më të madh të faturës ushqimore.

Sipas Anketës së Buxhetit të Familjes të INSTAT-it, perimet përbënin rreth një të pestën e shpenzimeve për ushqime dhe pije joalkoolike në vitin 2025. I gjithë grupi ushqimeve dhe pijeve zinte 39,8% të buxhetit mujor të konsumit.

Presioni nga perimet ishte i dukshëm përpara tetorit. Sipas Bankës së Shqipërisë, kontributi i tyre në inflacionin e përgjithshëm u rrit nga 0,2 pikë përqindjeje në tremujorin e dytë në 0,5 pikë në të tretin e këtij viti. Prodhimi bujqësor vendas ndërkohë ishte tkurrur me 2,3% në tremujorin e dytë.

Në dhjetë muajt e këtij viti, Shqipëria importoi 142,3 miliardë lekë ushqime, pije dhe duhan, gati trefishin e vlerës së eksporteve të këtij grupi.

Në tregjet ndërkombëtare, indeksi i çmimeve të ushqimeve i FAO-s ishte 5,9% mbi nivelin e një viti më parë. Teksa qeveria shqiptare po përgatit si kundër masë uljen e TVSH-së për nga 20 % në 6% për produktet e shportës pritet një zbutje së paku i ritmeve të rritjes duke nisur nga janari i vitit që vjen. / Monitor 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.