I ndalohet takimi me djemtë, dalin detaje të reja për ndarjen e Nedës nga Ogren Balluku
Avokatja e Neda Karafilit ka reaguar pas vendimit të marrë pas divorcit të saj me Ogren Ballukun. Në një letër

Në një letër dërguar në emisionin “Goca & Gra”, avokatja Greta Çela shprehet se Neda nuk mund t’i takojë dot djemtë e saj, pavarësisht se masa e vendosur nga gjykata është e detyrueshme për t’u zbatuar.
“Si avokate mbrojtëse e nënës, ndjej detyrimin profesional dhe moral të denoncoj shkeljet e rënda ligjore dhe procedurale në këtë proces, ku fëmijët vijojnë të mbeten peng i një situate të papranueshme.
Së pari, çështja mbart shkeljen flagrante të titullit ekzekutiv për takimin e fëmijëve. Pavarësisht se masa e vendosur nga gjykata është e detyrueshme për t’u zbatuar menjëherë, po përballemi me një akt të pastër “vetëgjyqësie” ku vullneti individual mbizotëron mbi urdhrat e gjykatës.
Së dyti, kjo situatë është arritur si pasojë e mos kryerjes së detyrës dhe anshmërisë së Shërbimit Përmbarimor. Paligjshmëria ka kaluar çdo kufi kur edhe pasi kryetari i zyrës së përmbarimit vendosi zyrtarisht përjashtimin e përmbarueses nga dosja, ajo refuzoi ta lëshonte çështjen, duke vepruar në kapërcim të hapur të ligjit dhe hierarkisë.
Për këtë arsye kemi depozituar kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka nisur procedim disiplinor.
Së treti, në sfondin e gjithë kësaj panorame të rënduar, mbetet sfida e madhe e mbrojtjes së interesit më të lartë të fëmijës, ku sistemi gjyqësor duhet të veprojë me standarde të larta profesionale dhe shkencore përmes provave të besueshme, për të garantuar që fëmijët të mos përdoren kurrë si armë apo si pengje në luftën e të rriturve, por të kthehen në ambientet e shëndetshme familjare ku u takon të rriten”, shkruan avokatja.
Lexo edhe
SHOWBIZ
“Dani ishte ndryshe nga fëmijët e tjerë”/ Jonida Maliqi flet për të birin: Psikologia tha se nuk jemi prindër të denjë, kam një mesazh pë...

Celine Dion shfaqet në koncertin e Metallica në Las Vegas, këngëtarja tërheq vëmendjen me kërcimin

Leonora Jakupi reagon pas përplasjes mes vajzave në BBVK 5: Po të dëgjohesha unë, TikTok do ta hiqja nga përdorimi

“Kam qenë shumë i vetmuar”, surpriza e motrës dhe dhëndrit për Gjestin

Nëntë vite pas ‘Kara Sevda’, Zeynep dhe Emir shfaqen sërish bashkë

“I ra derës për 17 minuta...”/ Neda Balluku përlot rrjetin me rrëfim për një nënë që kërkon të shohë fëmijën

Moderatori italian konfirmon romancën me gruan 33 vite më të re!

Dritan Shakohoxha: Mund të jem i vetmi shqiptar që s’kam lënë shtet pa marrë bar dhe s’më kanë arrestuar





