Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës Nga Fatos Nano te Kastriot Islami dhe Elisa Spiropali, historia e përjashtimeve nga Partia Socialiste Iu hoq drejtimi i PS në Tiranë, Veliaj reagon për herë të parë pas Asamblesë U arratis gjatë funeralit të vëllait, arrestohet pas 7 muajsh shqiptari në Australi! Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1! Kush do të renditet i pari? Mesazhi i studentëve: Donte diktatura që të ikte, por Edi Rama nuk e linte Gjenden 3 automjete të vjedhura, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale Ujësjellësi i Korçës “i krimbur” në borxhe, 29.5 milionë euro kredi pa asnjë këst të shlyer Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese
BOTA

Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja

Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë më shumë pushtet për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit, pasi Parlamenti i vendit aprovoi me...

P
Piranjat15 November 2026, 14:20 · 2 min lexim
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u

Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë më shumë pushtet për të luftuar spiunazhin, terrorizmin dhe aktet e sabotimit, pasi Parlamenti i vendit aprovoi me shumicë dërrmuese ndryshimin e legjislacionit.

Ministri i Brendshëm, Alexander Dobrindt, që promovoi draftin, e ka quajtur atë reformën e shekullit, duke e konsideruar një domosdoshmëri përballë rritjes së kërcënimeve nga fuqitë e huaja.

Ligji u jep kompetenca të reja dy agjencive të spiunazhit, asaj për jashtë BND dhe asaj të brendshme BfV, ose Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës.

Në Bundestag, 309 ligjvënës votuan pro ligjit të ri, ndërsa 190 votuan kundër dhe 71 të tjerë abstenuan.

Për motive historike, shërbimet sekrete gjermane kanë qenë kryesisht të fokusuara në mbledhjen e informacionit se sa në ekzekutimin e tij.

Në të ardhmen, agjentët gjermanë të shërbimit BND do të mund të kryejnë operacione të fshehta jashtë vendit, përfshirë akte sabotimi.

Kjo përfshin paralizimi i serverëve për grupet e hakerave të mbështetur nga shtetet armike, shkatërrimin e rrjeteve të informacionit, si dhe pengimin e zinxhirëve të furnizimeve me armë.

Ndërsa agjentët për shërbimet e brendshme, BfV, nuk do të kufizohen më tek mbledhja e informacionit, por, për herë të parë do të mund të ndërmarrin veprime mbrojtëse ndaj pronave, apo sistemeve elektronike, në rast se konstatohen kërcënime.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.