69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan, Komandanti i Emergjencave Civile: Ka pak gjasa që të gjendet i gjallë
Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi i sotëm në Elbasan vijojnë, në terren ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra

Teksa operacionet e kërkimit për gjetjen e 69-vjeçarit që ndodhet ende nën rrënojat e pallatit që u shkatërrua nga shpërthimi i sotëm në Elbasan vijojnë, në terren ka mbërritur edhe Komandanti i Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile, Kolonel Hajdar Gurra.
Në një prononcim për Top Channel, Komandanti Gurra tha se nga kamerat termike që janë përdorur gjatë kërkimeve, ka pak gjasa që 69-vjeçari të gjendet i gjallë
“Në terren janë dy ekipe kërkim shpëtimi, 16 persona me të gjitha mjetet e nevojshme.
Operacioni paraqet rrezikshmëri shumë të lartë pasi godina është tërësisht e shkatërruar.
Do të vijojmë kërkimet deri në fund duke ruajtur të gjithë parametrat e sigurisë për punonjësit tanë.
Nga kamerat termike që kemi përdorur, ka shumë pak gjasa që 69-vjeçari Hamit Ibro të gjendet i gjallë.
Jemi duke kërkuar në pjesën e godinës ku sipas informacioneve të familjarëve dhe strukturave vendore, mendohet të ketë qenë personi”, u shpreh Gurra.
Lexo edhe
AKTUALITET
U shoqëruan nga policia pasi refuzuan gjobat, lirohen aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika

‘Po blija një picë’/ Policia masakron qytetarët me gjoba kur janë afër kryeministrisë

Shoqërimi i protestuesve, aktivisti Arben Kola kërkon sqarime nga Policia: Janë arrestuar pa të drejtë! Gjobat qesharake

Ngjarja tragjike në Elbasan/ Ekspertët pezullojnë operacionin për kërkimin e të zhdukurit, shkak rrezikshmëria që paraqet banesa

‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrestimeve





