Hysaj, pa skuadër në nivel klubesh, por pikë referimi në përfaqësuese
Pa skuadër që nga fillimi i këtij sezoni, por pikë fikse në përfaqësuese

Pa skuadër që nga fillimi i këtij sezoni, por pikë fikse në përfaqësuese. Elseid Hysaj është një rast unik, me anësorin kuqezi që vijon të stërvitet në mënyrë të diferencuar në pritje të një ofertë të përshtatshme për të vijuar karrierën e tij. Në këtë moment delikat, ekipi përfaqësues është kthyer në një “bekim” për Hysajn, një vitrinë e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen e ekipeve që kërkojnë një anësor për të përforcuar prapavijën.
Hysaj ka një bonus të jashtëzakonshëm pasi është një lojtar i lirë, mund të firmos në çdo moment me çdo skuadër që kërkon shërbimet e tij. Që pas largimit nga Lazio, Hysaj është në pritje të ofertës së duhur. Ekipi i parë që shfaqi interes për të ishte Lecce, që në verë, por kërkesat e tij ekonomike, të larta, nuk mundësuan transferimin e tij te Lecce.
Më pas në skenë doli Boligna, me këta të fundit që kërkuan në treg një lojtar të lirë pas dëmtimit të Hold. Në fund, Bologna vendosi t’i besojë një tjetër lojtari të lirë, Darmian.
Së fundmi, pas Vllazninë, Hysaj po stërvitet tek ish ekipi i tij, Empoli, gjithmonë në pritje të një ofertë. Në fakt, edhe pse pa skuadër, dhe në deri diku në moshë, 32 vjeç, ofertat për Hysajn nuk mungojnë pasi sipas “TuttomercatoWeb”, për të kanë shfaqur interesim disa klube nga Emiratet e Bashkuara Arabe, por Hysaj vijon të refuzojë çdo ofertë që vjen nga jashtë Italisë. Dëshira e tij është të qëndrojë në Itali, në vendin ku ka zhvilluar të gjithë karrierën.
Lexo edhe
SPORT
Stephanie Case bëhet gruaja e parë që përfundon garën prej 100 miljesh në Antarktidë

Endrick paralajmëron Mourinho-n dhe Real Madridin: Dua të luaj, në janar…

Piloti i Ferrarit në Egjipt, Hamilton viziton depot e ndihmave humanitare për Gazën

“Po të kishe gjunjët e mi do ta kuptoje”, Neymar flet për mundësinë e tërheqjes nga futbolli

Zidane: Mbappe e meritonte Topin e Artë

E bujshme nga Anglia, Manchester United është në shitje! Zbulimi sensacional dhe shifrat

Nuk kishte ndodhur asnjëherë më parë, protesta studentore ndryshon axhendën e Kombëtares në prag të ndeshjes me Finlandën

Ndërprerja për Kombëtaren, futbolli kthehet në mesjavë me Kupën e Shqipërisë





