Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
POLITIKE

"Kanë nxjerë armët"/ Karamuço bën deklaratën e fortë: Altin Dumani prokurori më i kërcënuar në Shqipëri!

P
Piranjat10 November 2026, 23:06 · 2 min lexim
"Kanë nxjerë armët"/ Karamuço bën

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se hetuesit e SPAK janë nën kërcënime të vazhdueshme për jetën. 

Gjatë një interviste, Karamuço tha se prokurori më i kërcënuar nga krimi i organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani, për shkak të dosjeve të rëndësishme që është duke hetuar. Për këtë arsyes sipas tij, është prokurori të cilit i janë vënë në dispozicion më shumë roje për mbrojtje për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme për jetën e tij dhe të familjarëve të tij. 

“Janë një trupë që përballet çdo ditë me kërcënime, mbani mend kemi pasur deri përplasje duke nxjerrë armët e zjarrit siç ka ndodhur në Fier por edhe raste të tjera që nuk janë bërë publike edhe në Tiranë edhe në Durrës. 

Prokurori sot më i kërcënuar nga ana e krimit të organizuar sot në Shqipëri është Altin Dumani për shkak të çështjeve që ka dhe numrit të madh të rojeve që i janë vënë në dispozicion. Është parë e udhës të jetë i mbrojtur për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme që i janë bërë për vete dhe familjes.

Ka një strukturë të posaçme që vlerëson riskun dhe nga ajo është konstatuar që duhet të ketë masa konkrete sidomos ndaj këtij prokurori”, tha Karamuço. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.