Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
POLITIKE

Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat e ‘aleancës së qelbësirave’ të piktorit!

Nga Kim Mehmeti Protesta e 28 Nëntorit nuk do të dëshmojë vetëm se sa nuk e duam qeverinë e hajdutëve të Piktorit, por edhe sa e duam dhe sa jemi të gatshëm ta mbrojmë Shqipërinë e shqiptarëve. Andaj, në atë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë ata që munden dhe që e duan mëmëdheun […]

P
Piranjat25 November 2026, 19:26 · 2 min lexim
Këtë 28 Nëntor, flamurin duhet ta ngremë mbi gërmadhat

Nga Kim Mehmeti

Protesta e 28 Nëntorit nuk do të dëshmojë vetëm se sa nuk e duam qeverinë e hajdutëve të Piktorit, por edhe sa e duam dhe sa jemi të gatshëm ta mbrojmë Shqipërinë e shqiptarëve.

Andaj, në atë protestë duhet të marrin pjesë të gjithë ata që munden dhe që e duan mëmëdheun tonë.

Pra, në këtë protestë duhet të marrin pjesë shqiptarët e të gjitha trojeve, duke dëshmuar kështu se kurrë nuk do ta tradhtojnë ëndrrën mbarëshqiptare të quajtur Shqipëri.

 

Në protestën e 28 Nëntorit duhet të dominojnë të moshuarit, të cilët, me praninë e tyre, do të dëshmojnë respektin ndaj rinisë e studentëve që ia kthyen dinjitetin shqiptarisë.

Pra, këtë protestë duhet ta dominojnë prindërit e të rinjve që prej muajsh e luftojnë neokomunizmin, ngaqë vetëm kështu ata do mund sadopak ta shpërlajnë mëkatin e bërë ndaj fëmijëve të tyre, duke i lënë ata në duart e Enveritr të Dytë’ – Piktorit dhe ‘Aleancës së tij të Qelbësirave’.

Po 28 Nëntori i sivjetshëm nuk do të jetë thjesht një ditë festive, kur do të nderojmë flamurin, por një datë që do të ndajë dy epoka: atë të Piktorit, kur Shqipëria u shndërrua në një narkoshtet, dhe epokën që vjen më pas, kur mëmëdheun do ta marrin në duar brezat që e duan vërtet atdheun e tyre.

Protesta e këtij 28 Nëntori do të jetë nga më madhështoret, sepse atë ditë, flamurin e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare do e ngremë mbë gërmadhat e turpit të shqiptarisë – mbi ato të hajdutërisë dhe të ‘Aleancës së Qelbësirave’ të Piktorit.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.