Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
LIFESTYLE

Grabitje e bujshme në Francë/ Vidhet libri më i çmuar në botë

P
Piranjat 6 October 2026, 19:10 · 1 min lexim
Grabitje e bujshme në Francë/ Vidhet libri më i çmuar

Dikur ajo cilësohej si “libri më i çmuar në botë”. Vetëm kopertina prej bronzi, e realizuar nga Salvador Dalí, peshon 150 kilogramë. Vepra u konceptua dhe porosit në vitin 1959 nga botuesi i librave të artit Joseph Forêt, bazuar në “Apokalipsin” e Shën Gjonit.

Në realizimin e saj morën pjesë shtatë artistë të njohur, mes tyre Dalí, Georges Mathieu, Bernard Buffet dhe Leonor Fini, ndërsa shtatë shkrimtarë e mendimtarë, përfshirë Jean Cocteau, Emil Cioran dhe Ernst Jünger, kontribuuan me komente dhe reflektime.

Prej vitit 1961, “L’Apocalypse” është ekspozuar në vende të ndryshme të botës. Pas disa pronarëve, në vitin 2002 u ble nga koleksionisti Christian Karoutzos, i cili ka treguar se iu deshën dhjetë vjet për ta paguar, duke punuar shtatë ditë në javë.

Vlera e saj arrin në disa milionë euro. Pas 24 vjetësh, këtë verë Karoutzos vendosi ta ekspozonte veprën në Qendrën e tij të Artit Bashkëkohor. Vetëm pak muaj më vonë ajo u vodh.

Autoritetet franceze kanë hapur një hetim.

“Është një vepër unike në botë. Kanë vrarë trashëgiminë franceze, kanë vrarë Francën”, deklaroi pronari i saj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.