Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
POLITIKE

Tryeza për “narko-euron”/ Berisha: Rënia e monedhës europiane, një taksë e tmerrshme mbi eksportet dhe prodhimin shqiptar

P
Piranjat25 November 2026, 19:28 · 4 min lexim
Tryeza për “narko-euron”/ Berisha: Rënia e monedhës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se zhvlerësimi i euros përballë lekut po i shkakton një goditje të rëndë ekonomisë shqiptare, veçanërisht sektorit të prodhimit, eksporteve dhe investimeve. Gjatë një tryeze të organizuar për atë që opozita e cilëson si fenomenin e “narko-euros”, Berisha tha se pasojat e parave të krimit në ekonominë shqiptare janë më shkatërrimtare sesa ato të skemave piramidale të viteve ’90.

Duke iu referuar të dhënave të Eurostatit, kreu i PD-së deklaroi se zhvlerësimi i euros dhe dollarit përballë lekut arrin në 33 dhe 35 për qind, shifra që, sipas tij, nuk janë regjistruar as në vendet kryesore prodhuese të lëndëve narkotike.

“Narko-eurot sot kanë efekte më shkatërrimtare sesa piramidat e viteve ’90, efekte dramatike. Asnjë monedhë tjetër në vendet prodhuese kryesore të drogës, Kolumbi e me radhë, në asnjë vend euro nuk ka këtë zhvlerësim. Në Kolumbi është 8%, në Meksikë është 12%, në vendet e tjera luhatet midis këtyre shifrave. Sipas këtij studimi, në Shqipëri arrin në 33 apo 35%”, deklaroi Berisha.

Kreu i demokratëve e lidhi forcimin e lekut me rënien e prodhimit industrial dhe tkurrjen e eksporteve shqiptare. Sipas shifrave të paraqitura prej tij, prodhimi industrial në Shqipëri gjatë pesë viteve të fundit ka rënë me 15.3%, ndërsa eksportet nga viti 2022 deri në vitin 2025 kanë pësuar një rënie prej 28%.  Berisha pretendoi se në ekonominë shqiptare po qarkullojnë sasi të konsiderueshme parash me origjinë kriminale, duke marrë si shembull edhe rastin e parave të zbuluara në Peqin.

“Kjo rënie e euros, rënie nga narko-eurot, nga ato dhomat plot euro që patë në Peqin dhe që këtu në Tiranë janë me qindra të tilla të fshehura në apartamente. Dhe qindra e qindra arka nëntokë dhe kontejnerë nëntokë. Kjo rënie e euros është një taksë e tmerrshme mbi eksportin dhe prodhimin, mbi investimet dhe eksportin”, tha Berisha.

Sipas tij, zhvlerësimi i monedhës evropiane po penalizon veçanërisht eksportuesit shqiptarë, të cilët shpenzimet për paga, lëndë të para dhe detyrime të tjera i kanë në lekë, ndërsa të ardhurat i sigurojnë në euro.

“Çdo investitor që dëshiron të vijë në Shqipëri duhet të llogarisë taksën 30% të zhvlerësimit të parave të tij. Çdo eksportues, i cili të gjitha shpenzimet në Shqipëri i ka në lekë dhe fitimet i ka në euro, duhet të llogarisë se eurot e tij kanë një vlerë 30% më të vogël seç e kishin”, u shpreh kreu i PD-së.

Berisha paralajmëroi se pasojat e këtij fenomeni nuk kufizohen vetëm te humbjet financiare të bizneseve eksportuese, por rrezikojnë të ndryshojnë të gjithë strukturën e ekonomisë shqiptare, duke dobësuar sektorët prodhues dhe penguar industrializimin e vendit.

“Kjo është një goditje e madhe për prodhimin në Shqipëri, për eksportet në Shqipëri, për vetë strukturën e ekonomisë. Ky është një faktor i verbër që, nga njëra anë, godet prodhimin, deindustrializon vendin, ndërpret procesin e industrializimit të vendit”, përfundoi Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.