Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
POLITIKE

Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje primitive e Ramës

P
Piranjat 8 October 2026, 21:39 · 2 min lexim
Dhuna ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj, Berisha: Hakmarrje

Sali Berisha foli sërish në foltoren e parlamentit, teksa dënoi dhunën policore të Ramës dhe Ballukut, ndaj kryetarit të bashkisë Memaliaj jashtë parlamentit gjatë protestave të sotme kundër reformës territoriale.

Berisha shtoi se emrat e atyre që do votojnë pro reformës, duhen shënuar në një shtyllë turpi.

“Njeriu me 5 mbiemra këtu në parlament që ka porositur vrasje i implikuar me 3 kartele droge bën presion mbi deputetët dhe bën pazare pëer ti detyruar të votojnë. Iu bëj thirrje përfaqësuesve të Fushë Arrëzit, Pukës, zonave të tjera të zgjedhin dinjitetin karakterin dhe përfaqësimin e qytetarëve pa Tom Doshit dhe Edi Ramë.

Dënoj dhunën nga narko policia e Skënder Ballukut dhe Edi Ramës ndaj kryetarit të bashkisë së Memaliaj hakmarrje primitive për faktin se qytetarët e Memaliaj refuzuan Edi Ramën. Propozoj bashkisë Divjakë Durrësit, të ngrenë që nesër shtyllat e turpit për të shkruajtur me të zeza emrat e tradhtarëve që na thonë se Divjaka aty do mbetet. Çfarë jeni ju? A keni turp nga vetja që flisni në këtë mënyrë? Edhe ky i Kodrës së Kuajve erdhi këtu. Deputet i Kodrës së Kuajve.

Nesër PD në pushtet do ngrejë shtyllat e turpit për ju.”- tha Berisha.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.