Gazetari Milaim Zeka: Ja pse Rama nuk duhej ta vendoste Vlora Hysenin në krye të SHISH-it

Gazetari Milaim Zeka komentoi masën e sigurisë ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Zeka foli për emërimin e saj në krye të shërbimit informativ shqiptar, duke ngritur edhe pyetje mbi arsyet që, sipas tij, qëndruan pas këtij vendimi.
Gazetari u ndal edhe te karriera e Hysenit në Kosovë, si dhe te largimi i saj nga AKI-ja, duke paraqitur pretendimet e tij për rrethanat politike që, sipas tij, kanë ndikuar në këtë proces.
“Rasti i SHISH-it, gabimi më fatal fillestar ka qenë nga ana e Ramës, i cili e mori një person të shkëlqyer për punën e vet. Vlora Hyseni ka bërë një punë të shkëlqyer në Kosovë brenda AKI-së, por për mua, Vlora Hyseni është larguar për shkaqe politike nga ana e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
Edhe ky e mori një person nga AKI-ja, që ishte absurd realisht, për ta vendosur në krye të SHISH-it në Shqipëri – në qoftë se jemi dy shtete, juridikisht jemi dy shtete. Prandaj, mbi bazën e kësaj, nuk duhej Edi Rama ta vendoste në krye të shërbimit informativ shqiptar. Që unë fillimisht i kam pasur dhe vazhdoj t’i kem dyshimet e mia: Pse e bëri një gjë të tillë?
Sepse ky deshi ta spastrojë SHISH-in e Shqipërisë nga njerëzit të cilët ishin të lidhur ngushtë me Sali Berishën dhe me Partinë Demokratike”, tha Zeka në euronews.
Lexo edhe
POLITIKE
Berisha përshëndet marrëveshjen e partive shqiptare në Luginën e Preshevës: Të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhje

KLSH fut në skaner Thumanë-Kashar, Burgjet, HEC-et dhe bujqësinë, Arben Shehu: Asnjë lloj presioni nuk na ndal

"Nesër më shumë"/ Mbyllet dita e 123 e protestës: Rama jep dorëheqjen!

Von der Leyen në Tiranë, eurodeputetja gjermane: Shqiptarët nuk e meritojnë qeverinë që kanë

Bardhi-Ramës: Kush e propozoi Vlora Hysenin në krye të SHISH-it? Jep përgjigje

Protestuesit ndezin Tiranën, marshojnë me flakadanë në rrugët e kryeqytetit, jehon thirrja: Arrestoni Ramën

‘Laku ka ardhur te Ali Baba’/ Abilekaj: 40 bashkëpunëtorë të Ramës në hetim e burg, tani vjen drafti me 150 ndryshime

Përfundon takimi e Von der Leyen me Presidentin, Begaj: Anëtarësimi në BE mbetet objektivi strategjik i vendit





