Rama mesazh prokurorëve dhe gjykatësve: Paraburgimi duhet të jetë masa e fundit

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot në praninë edhe të ambasadorëve të vendeve europiane, projekt ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale.
Rama iu drejtua edhe prokurorëve dhe gjykatësve shqiptarë të pranishëm se paraburgimi duhet të jetë masa e fundit dhe se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Rusinë.
Edi Rama: Si mund ta pranojmë faktin që krahasimi me Rusinë të jetë edhe më tronditës? Në atdheun e represionit, të paraburgosurit janë 30% të popullsisë së burgjeve. As sa gjysma e Shqipërisë që negocion BE. Të nderuar prokurorë dhe gjykatës nuk mund të vazhdojmë me shifra të tilla.
Drama familjesh trauma fëmijësh dhe pasoja të pariparueshme. Jemi një vend shumë i vogël dhe popull me histori traumatike për dëmin e një politike të tillë. Kaq fat dramatik edhe për shoqërinë që nuk bëhet më e mirë kur peshorja e drejtësisë anon nga represioni.
Paraburgimi që duhet të jetë masa e fundit, në Shqipëri është qendra e gravitetit të procesit penal. Paraburgimi kërkohet rëndom e formula të gatshme pa një analizë reale të personit, të rreziqeve që i kanosen gjykimit. Kjo paketë është një përgjigjje konkrete ndaj një problemi konkret. Shqipëria nuk e ka me ata që sot janë në paraburgim, por me liritë dhe të drejtat e njeriut. Paketa ore 1/5 e KPP. Ngrihet mbi një parim, çdo ushtrim i procesit duhet të bazohet në ligj, ti ushtrohet kontrolli përmbajtësor.
Lexo edhe
POLITIKE
Marrëveshja e partive shqiptare në Serbi, Meta: Një mundësi historike për një zë të fuqishëm dhe të unifikuar

Ndryshime në Bashkinë Tiranë, Veliaj largon disa administratorë njësish

‘Po futet mish me hormone nga Tajlanda’, Panariti: Duhet kthesë e madhe, të ngrihet prodhimi vendas

Zgjedhjet në Serbi/ Meta apel faktorit politik shqiptar: Lini mënjanë dallimet, bashkohuni për një përfaqësim më të fortë

Boçi: Opozita të bashkërendojë aksionin politik me protestën qytetare

Avokati i Ergys Agasit: Vlora Hyseni s’ka qenë asnjëherë në zyrën e tij. Në makinë s’i është gjetur asnjë dokument i SHISH

Gjykata Kushtetuese i përgjigjet Bardhit: Palët duhet të presin vendimin e arsyetuar

Protesta e 122-të, aktivisti thirrje studentëve: Ejani në shesh, të rinjtë duhet të bëhen pjesë e revoltës





