Territorialja votohet të enjten në Kuvend, Boçi: Do të thellojë shpopullimin e vendit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kundërshtuar projektligjin e Partisë Socialiste për reformën territoriale, duke deklaruar se ndryshimet e propozuara nuk zgjidhin problematikat e pushtetit vendor.
I ftuar në "News 24, Boçi", njëherësh bashkëkryetar i komisionit të ngritur për reformën territoriale, tha se mënyra se si është proceduar me draftin tregon se bëhet fjalë për një vendim politik.
“Kjo tregon se është një vendim politik, që ishte i dukshëm që kur u ngrit komisioni i reformës dhe u përvijua edhe nga mënyra e sjelljes së mazhorancës. Projektligji që solli një grup deputetësh bën ndarje të hartës dhe jo reformë. Reforma nënkupton rregullimin e pushtetit vendor. Kjo është një lloj përsëritjeje e reformës së vitit 2014, siç e ka pohuar edhe vetë Rama”, u shpreh Boçi.
Sipas deputetit demokrat, mazhoranca nuk ka reflektuar mbi pasojat që, sipas tij, solli reforma e vitit 2014. Boçi e lidhi organizimin territorial edhe me shpopullimin dhe vështirësinë e qytetarëve për të marrë shërbime pranë vendbanimeve të tyre.
“Rama që në vitin 2014 donte të kishte 46-47 bashki. Ishte ndërhyrja e partisë aleate që shtoi 15 bashki të tjera. Nuk ka reflektim, ndërkohë që një nga pasojat që ka sjellë reforma e vitit 2014 është shpopullimi. Krahas kësaj është mungesa e shërbimeve dhe distanca që ka qytetari nga shërbimi që ofron bashkia”, deklaroi ai.
Deputeti u ndal më tej te lëvizjet e popullsisë dhe largimi i qytetarëve jashtë vendit. Sipas tij, shpopullimi tashmë nuk është një fenomen që prek vetëm zonat rurale.
“Lëvizja e brendshme e popullsisë është në nivele të vogla, ndërsa lëvizja jashtë është në nivelet 80-90%. Vetëm Tirana rezulton me rritje të popullsisë me 15 mijë banorë. Qarqet e tjera kanë humbur shumë banorë. Shqiptarët janë larguar përtej kufijve sepse nuk kanë shërbime”, tha Boçi.
Ai theksoi se mungesa dhe cilësia e shërbimeve, si dhe distanca nga institucionet vendore, kanë ndikuar në pakënaqësinë e qytetarëve.
“Shpopullimi ka prekur jo vetëm zonat rurale, por edhe zonat urbane. Pakënaqësia është te mungesa e shërbimeve, distanca e madhe dhe cilësia e ulët e atyre shërbimeve që ekzistojnë. Nëse këta shohin ëndrra me Zvicrën, me banorë që migrojnë brenda vendit, ose kemi një kënaqësi idiote, ose kemi mashtrim publik. Kjo është mënyra se si justifikohet Rama”, u shpreh ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Alarm për mbetjet e djegura në Kuçovë, Lefter Maliqi denoncon: Krim i rëndë ndaj banorëve

“Përsekucioni politik ndaj Metës, i pashembullt”/ Blushi përplaset me Manjën dhe Gogun: Ndërhyni për konfliktin GJKKO-Avokati ose pranoni...

Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit

“Histori të turpshme”/ Berisha: Kompania e Yeffet mori 45 mln euro nga taksat e shqiptarëve, godinën ku ishte vendosur News24 dhe prona t...

Berisha: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Yeffet. SHISH në një anë Ronin, në një anë Agasin!





