Shoqërimi i protestuesve, aktivisti Arben Kola kërkon sqarime nga Policia: Janë arrestuar pa të drejtë! Gjobat qesharake
Një grup protestuesish, mes tyre edhe organizatori Arben Kola, janë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë. Kola pretendon se shoqërimet janë kryer pa të drejtë dhe kërkon që drejtuesit e Policisë të japin sqarime për veprimet e ndërmarra ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi se asnjë […]

Një grup protestuesish, mes tyre edhe organizatori Arben Kola, janë paraqitur pranë Drejtorisë së Policisë për të kërkuar shpjegime lidhur me shoqërimin e disa pjesëmarrësve në protestë.
Kola pretendon se shoqërimet janë kryer pa të drejtë dhe kërkon që drejtuesit e Policisë të japin sqarime për veprimet e ndërmarra ndaj protestuesve. Ai paralajmëroi se asnjë presion apo kërcënim nuk do ta ndalë lëvizjen e tyre, duke theksuar se protesta do të vijojë deri në largimin e Ramës.
“Nuk ka kërcënim dhe as shantazh që mund ta ndalë këtë lëvizje popullore deri në rrëzimin e Ramoviçit, që ta kuptojnë të gjithë shqiptarët. Drejtoria e Policisë mban përgjegjësi, pasi ne e kemi bërë njoftimin që më 31 maj dhe ai është në fuqi në vazhdimësi, pa afat.
Duke qenë se këta persona janë arrestuar pa të drejtë, ndërsa edhe mbrëmjen e kaluar janë shoqëruar disa të tjerë, ne kërkojmë shpjegime. Në këtë rast bëhet fjalë për arrestime.
Edhe gjobat janë qesharake dhe nuk kanë asnjë bazë në Kushtetutë”, deklaroi aktivisti Arben Kola.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu një takim dhe komunikim të drejtpërdrejtë me drejtuesit e Policisë për të marrë përgjigje mbi shoqërimet dhe masat e marra ndaj pjesëmarrësve në protestë.
Lexo edhe
AKTUALITET
Ngjarja tragjike në Elbasan/ Ekspertët pezullojnë operacionin për kërkimin e të zhdukurit, shkak rrezikshmëria që paraqet banesa

‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrestimeve

Një shqiptar fitues në SHBA, Joe Hoxha mbajti mandatin në Dhomën e Përfaqësuesve

Tradhtia shkak i vrasjes së 61-vjeçarit? Pas krimit, nënë e bir hodhën rrobat në tualet

VIDEO/ Pallati 5 katesh në Elbasan thuajse i shkatërruar! Djali shpëtoi fëmijët po s’mundi të shpëtonte nënën





