Videot intime pushtuan rrjetin, Blendi Salaj: Po shkojmë drejt një shoqërie monstruoze

Videot intime të Adi Hilës me disa personazhe të njohura ka sjellë reagime të shumta, ndërsa debati është zhvendosur edhe te mënyra se si këto materiale po shpërndahen masivisht në rrjetet sociale. Mes personave që kanë reaguar është edhe gazetari Blendi Salaj, i cili ka zgjedhur të mos ndalet te përmbajtja e videove, por te fenomeni i shpërndarjes së tyre dhe reagimi i publikut ndaj personave që shfaqen në to.
Salaj thotë se kjo është një çështje që lidhet drejtpërdrejt me respektin ndaj privatësisë dhe dinjitetit të individit. Gazetari e cilëson si shqetësuese kënaqësinë që mund të krijohet nga poshtërimi publik i personave të tjerë, duke ngritur pyetjen se çfarë tregon një sjellje e tillë për vetë shoqërinë.
Reagimi i plotë:
Mua nuk më ka mbërritur ndonjë video në WhatsApp, kjo për shkak se kam miq të mirë që nuk e panë të nevojshme që t’i shpërndajnë tek unë videot që u kishin ardhur. Jam mirënjohës për këtë. Por dua të them dy fjalë rreth këtij fenomeni të poshtërimit kolektiv të njerëzve. Çfarëdolloj gabimi paçin bërë këta njerëz, askush nuk e meriton që të poshtërohet, t’i asgjësohet dinjiteti dhe personaliteti, e aq më keq sepse kjo nuk na bën neve njerëz më të mirë. Nuk e bën shoqërinë më të shëndetshme, përkundrazi nëse ky kthehet në një sport kombëtar dhe ne marrim kënaqësi nga poshtërimi, shkelja, dhunimi i gjithçkaje te një person apo nga shkërmoqja e tyre.
Çfarë thotë kjo për ne? Çfarë na bën kjo ne të jemi? Sepse, mund të thotë dikush e meritojnë. Po kush është ai që e vendos se kush meriton dhe çfarë?! Dhe e kthejmë dinjitetin e njeriut në një monedhë pastaj që ne japim apo marrim siç na do qejfi. Jo, kjo nuk e bën shoqërinë më të mirë. Në qoftë se drejtësia kthehet në mizori, në mospasjen e mëshirës, atëherë kjo thotë se jemi duke shkuar drejt një shoqërie monstruoze që është e gatshme që ta përtypë e ta pështyjë çdo njeri, e që kënaqet kur njerëzit bien. Dhe kjo nuk është as shoqëria, e as bota ku duam të jetojmë.
Duhet ta trajtojmë tjetrin ashtu siç duam të na trajtojnë të tjerët. Kaq!
Lexo edhe
SHOWBIZ
“A po vjen pak te studioja?”/ Luiz Ejlli reagon pas videove intime që pushtuan rrjetin

Don Xhoni reagon pas polemikave në Maqedoninë e Veriut: S’ka qenë asnjë tendencë për provokim

Publikimi i videove intime, zv.ministrja e Brendshme: Shpërndarja e tyre është vepër penale, viktimat duhet të denoncojnë në polici

Videot intime të artisteve, Zhaklin Lekatari: Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve

“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

Ermal Mamaqi uron të birin për 13-vjetorin: Ti je suksesi më i madh

Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj: Çfarë perversiteti ordiner

Dea Mishel reagon sërish pas përplasjes me Sara Milen: Nuk je aq e zgjuar sa mendon


