Mourinho vrapon për të festuar golin e Viníciusit, VAR-i ia anulon...

Real Madridi u rikthye te fitoret në La Liga, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin 1-0, por ndeshja u shoqërua edhe me një episod që tërhoqi vëmendjen. Në qendër të tij ishte José Mourinho, i cili nuk e fshehu entuziazmin pas një goli të Vinícius Junior, duke vrapuar drejt lojtarëve për të festuar së bashku me ta.
Trajneri madrilen u nis me vrull nga zona e tij teknike dhe përshkoi pothuajse gjysmën e gjatësisë së fushës, me synimin për t’u bashkuar me futbollistët që po festonin. Mourinho u drejtua veçanërisht te Vinícius, autor i golit që në atë moment dukej se do të vuloste suksesin e skuadrës së tij.
Megjithatë, festa u ndërpre papritur. Pas një sinjalizimi nga VAR-i, gjyqtari u njoftua për një veprim të parregullt të brazilianit gjatë së njëjtës aksion. Pamjet treguan se Vinícius i kishte tërhequr flokët Salibas, çka bëri që goli të anulohej.
Kështu, ajo që nisi si një shpërthim gëzimi për Mourinhon dhe lojtarët e Real Madridit, përfundoi në zhgënjim brenda pak çastesh. Trajneri kishte lënë zonën teknike për të festuar me skuadrën, por vendimi i VAR-it ndryshoi gjithçka, duke e kthyer episodin në një nga momentet më të veçanta të ndeshjes.
Pavarësisht anulimit të golit, Real Madridi arriti ta mbyllte takimin me fitore 1-0 ndaj Villarrealit, duke marrë tri pikë të rëndësishme në kampionat. Episodi i Viníciusit, megjithatë, mbeti në qendër të vëmendjes, jo vetëm për ndërhyrjen e VAR-it, por edhe për reagimin e Mourinhos, i cili u përfshi plotësisht në festën që zgjati vetëm pak sekonda.
Lexo edhe
SPORT
“Ai mund ta fitojë "Topin e Artë", nuk kam dyshim”, Bordalas mbështet Lamine Yamal

Manchester United në krizë, fillimi më i dobët që para nisjes së “epokës” së Fergusonit

Bayern shpëton në fund ndaj Augsburgut, por historia shkruhet që në sekondën e 8-të! Rekord i ri në Bundesligë, Neuer gabon

Aeroplanë letre dhe objekte në fushë, revolta e tifozëve ndal futbollin

Teuta vijon marshimin në Superiore, i imponohet Skënderbeut dhe ruan kreun e renditjes

Maran e aktivizon te Shqipëria, De Rossi e lë jashtë planeve, çfarë po ndodh me Mitajn

Federata portugeze vendim zyrtar ndaj Cristiano Ronaldos

Video/ Muçi rikthehet të bëjë atë që di më mirë, ylli i Kombëtares shënon me Trabzonsporin në Turqi





