Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Seancë e rëndësishme në Kuvend, buxheti 2027 dhe aktet për protestat në rend dite Katër ditë pushim, nga 55 në 2,700 euro; Ku do të udhëtojnë shqiptarët për festat e Nëntorit? Çerdhet pa drekë dhe me orar të kufizuar, pengesë për punësimin e nënave Sot paralizohet për 3 orë transporti publik në vend, rritja e TVSH do të shtrenjtojë biletat Reshje të dendura dhe shtrëngata në vend, ja qarqet në rrezik për përmbytje Horoskopi/ Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë, kush do të ketë fat në dashuri dhe financa... Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë...
SPORT

Nga penalltia e përsëritur te goli i sigurisë, Egnatia pushton Laçin në minutat e fundit

P
Piranjat11 October 2026, 16:58 · 2 min lexim
Nga penalltia e përsëritur te goli i sigurisë, Egnatia pushton

Kampionët nuk falin në transfertë! Egnatia mposht Laçin në minutat e fundit, dy gola "flasin" rrogozhinasit

Egnatia ka siguruar një fitore me vlera të mëdha në transfertën e vështirë të Laçit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e 6-të të Kategorisë Superiore. Edhe pse kurbinasit patën shanset e tyre dhe u ndalën dy herë nga shtylla, kampionët e vendit treguan klasin dhe efikasitetin në momentet vendimtare të ndeshjes.

Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e ekuilibruar, ku të dyja skuadrat kërkuan portën por pa mundur të konkretizojnë. Madje, fraksioni i dytë nisi me shok për rrogozhinasit, teksa Laçi iu afrua mjaftë pranë avantazhit, por u ndëshkua nga shtylla pas goditjes së Nergutit dhe tentativës së Bibos (devijuar nga Sota).

Kur sfida po shkonte drejt një barazimi pa gola, Egnatia fitoi një penallti në minutën e 72-të pas një ndërhyrjeje ndaj Grudës. Ekzekutimi i parë i Loukilit u ndal nga portieri Guri, por pas përsëritjes së 11-metërshit, sulmuesi nuk gaboi duke kaluar kampionët në avantazh në minutën e 80-të.

Pa i lënë kohë vendasve të reagonin, rrogozhinasit vulosën gjithçka në minutën e 89-të, kur Diabate shfrytëzoi më së miri një asist të Grudës për të shënuar golin e dytë dhe për të mbyllur llogaritë e ndeshjes. Me këtë tri-pikësh, Egnatia tregon se mbetet një pretendente kryesore, ndërsa Laçi mbetet me pengun e rasteve të shpërdoruara.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.