Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shembja e banesave me banorët brenda/ Bashkia Rrogozhinë zgjohet pas ndërhyrjes së Piranjave “Bëhu e imja vetëm një herë”/ Një miqësi që u kthye në përndjekje dhe shantazh Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu...
SPORT

Përballja me San Marinon/ Dy mungesa dhe një dilemë, si pritet të rreshtohet Shqipëria sonte

P
Piranjat 6 October 2026, 17:03 · 2 min lexim
Përballja me San Marinon/ Dy mungesa dhe një dilemë, si pritet

Shqipëria zbret sonte në fushë për ndeshjen e katërt në Grupin 1 të Ligës së Kombeve, teksa në stadiumin “Arena Kombëtare” përballet me San Marinon, në orën 20:45.

Trajneri Rolando Maran pritet t’i qëndrojë besnik formacionit dhe idesë së lojës që ndoqi në ndeshjen ndaj Finlandës, me ndryshimet që vijnë kryesisht për shkak të mungesave të detyruara.

Në portë do të jetë Mario Dajsinani. Portieri u konfirmua nga Maran në konferencën për shtyp, pasi Etrit Berisha është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq të marrë ndaj Finlandës, ndërsa Alen Sherri është i dëmtuar. Edhe në mbrojtje pritet të ketë një ndryshim, në varësi të gjendjes fizike të Ardian Ismajlit. Nëse mbrojtësi nuk do të jetë gati, në vendin e tij pritet të aktivizohet Marash Kumbulla, duke iu bashkuar kapitenit Berat Gjimshiti dhe Mario Mitajt.

Në krahun e djathtë pritet të luajë Arlind Pilo, ndërsa në të majtë do të jetë Elseid Hysaj. Në qendër të mesfushës pritet të startojnë Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani. Në fazën sulmuese, Maran pritet t’i besojë sërish Hoxhës dhe Muçit, të cilët do të mbështesin Rey Manajn, pika referuese në majën e sulmit. Nëse nuk ka surpriza të minutave të fundit, Shqipëria pritet të zbresë në fushë me këtë formacion:

FORMACIONI I MUNDSHËM:

Dajsinani; Mitaj, Gjimshiti, Kumbulla; Pilo, Asllani, Ramadani, Hysaj; Hoxha, Muçi; Manaj.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.