Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident në afërsi të Morinës, një kamion del nga rruga Shqipëria me pabarazi më të ulët në të ardhura sesa disa nga vendet e zhvilluara evropiane Atentati në Fier ndaj Selami Hasanit, gjenden dy armë tek makina e djegur e autorëve Atentati mafioz ndaj "Sel Çamit", policia ushtron kontrolle në shtëpinë "Ben Qimes" Vdekja e Giorgos Mazonakis në klinikën private, dalin rezultatet e toksikologjisë, pritet ekspertiza përfun... Greva paralizon Belgjikën, anulohen qindra fluturime dhe ndërpritet transporti publik Rrëfim tronditës, Tyson Fury zbulon se vuan nga skizofrenia Fatura e shtrenjtë e mbrojtjes/ Si po e gëlltit ushtria buxhetin e Shqipërisë Moti i keq, Karakaçi: 52 fidera jashtë pune, pesë avionë devijojnë nga Rinasi 11 të burgosur në Shqipëri me HIV/AIDS, Burgjet: Janë infektuar jashtë sistemit, trajtohen falas Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës EMRAT/ Vodhën 6 biznese në Elbasan dhe Tiranë, arrestohen dy persona me precedentë penalë
POLITIKE

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

P
Piranjat23 November 2026, 16:49 · 2 min lexim
Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi në Bundestag që përparimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian të matet me zbatimin e reformave.

Tabaku e hapi vizitën në Berlin më 23 nëntor me takime me deputetin e CDU-së, Peter Beyer, dhe kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Anton Hofreiter.

Tabaku, nënkryetare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri, tha se me Beyer, i cili në Bundestag merret me çështjet e Ballkanit Perëndimor, diskutoi ecurinë e integrimit të vendit.

Në njoftimin pas takimit, ajo e përshkroi Gjermaninë si një mbështetëse të anëtarësimit të Shqipërisë që kërkon që procesi të ecë mbi bazën e meritës dhe të përmbushjes së standardeve.

“Shqipëria ka nevojë të ndryshojë rrënjësisht dhe ndryshimi vjen përmes demokracisë dhe shtetit ligjor, respektit për institucionet dhe votën”, shkroi Tabaku pas takimit me Beyer.

Në takimin me Hofreiter, deputetja ngriti shqetësimin për mënyrën si qeveria shqiptare po e trajton integrimin. Ajo e lidhi përparimin drejt anëtarësimit me respektimin e rolit të Kuvendit dhe me zbatimin e standardeve demokratike në vend.

“Nuk na duhet një Shqipëri me letra në BE, por një Shqipëri realisht në frymën dhe ligjin europian”, shkroi Tabaku pas takimit me Hofreiter.

Gjatë ditës së parë të vizitës, Tabaku u takua gjithashtu me deputetin e CDU-së Olav Gutting dhe me përfaqësues të Fondacionit Konrad Adenauer (KAS). Ajo ndodhet në Berlin me ftesë për Berlin Foreign Policy Forum, që organizohet më 24 nëntor nga fondacioni Körber-Stiftung.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.