Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit
KOSOVA

U dënua me burg në Shqipëri, politikani malazez Vladislav Dajkoviç: Nuk dorëzohem, kam frikë se…

Presidenti i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviç, ka deklaruar se nuk do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare, pasi është dënuar nga një gjykatë në Shqipëri me tre vite burg në shkallën e parë. Në një konferencë për mediat, Dajkoviç bëri të ditur se do të apelojë vendimin, por shprehu frikën se autoritetet malazeze […]

P
Piranjat10 November 2026, 20:35 · 3 min lexim
U dënua me burg në Shqipëri, politikani malazez Vladislav

Presidenti i partisë “Mali i Zi i Lirë”, Vladislav Dajkoviç, ka deklaruar se nuk do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare, pasi është dënuar nga një gjykatë në Shqipëri me tre vite burg në shkallën e parë.

Në një konferencë për mediat, Dajkoviç bëri të ditur se do të apelojë vendimin, por shprehu frikën se autoritetet malazeze mund ta ekstradojnë drejt Shqipërisë në rast se ndaj tij lëshohet një urdhër arresti.

Ai pretendon se dënimi lidhet me një fotografi të publikuar gjashtë vite më parë në Shkodër, ku shfaqej me flamurin trengjyrësh malazez dhe e cilësonte qytetin si “qytet të lashtë serb”.

Sipas tij, gjykata e ka dënuar për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes kombëtare, bazuar në nenin 265 të Kodit Penal të Shqipërisë. Dajkoviç pretendon se çështja ka prapavijë politike, duke iu referuar edhe informacioneve të shërbimit inteligjent shqiptar të përfshira, sipas tij, në arsyetimin e vendimit.

 

“Unë deklarova një fakt historik. Shkodra ishte me të vërtetë një qytet serb për shekuj me radhë. Nëse duhet të shkoj në burg për këtë, atëherë i gjithë sistemi arsimor malazez, i cili na detyroi të mësonim përmendësh këngë si ‘Ndërtimi i Shkodrës në Bojanë’ dhe ‘Martesa e Mbretit Vukashin’, duhet të arrestohet gjithashtu”, deklaroi ai.

Politikani malazez pretendoi gjithashtu se ndaj tij janë zbatuar standarde të ndryshme krahasuar me raste të tjera në Mal të Zi, duke përmendur valëvitjen e flamujve të “Shqipërisë së Madhe” nga qytetarë shqiptarë.

Dajkoviq kritikoi edhe mungesën e mbështetjes ligjore nga autoritetet malazeze, duke bërë të ditur se do të kërkojë një takim me ministrin Bojan Božović për të diskutuar çështjen.

Ai theksoi se nuk ka frikë nga gjykatat shqiptare, por nga mundësia që Mali i Zi të pranojë kërkesën për ekstradimin e tij.

“Kam frikë nga tradhtarët që janë të gatshëm të më ekstradojnë nëse lëshohet një urdhër arresti”, u shpreh Dajkoviq.

Ndërkohë, ai konfirmoi se do të ndjekë rrugën e ankimit ndaj vendimit të gjykatës shqiptare, ndërsa përsëriti se nuk ka ndërmend të dorëzohet vullnetarisht pranë autoriteteve në Shqipëri.

Deklaratat e tij janë raportuar nga mediat malazeze, përfshirë portalin CdM.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.