EMRI/ I akuzuar si pjesë e grupit të Rrajave, kush është i burgosuri që izolohet në regjimin në 41 BIS
Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS. Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje. Deri më tani, Gjini mbahej i […]

Aldo Gjini, një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, është transferuar nga burgu i Drenovës drejt regjimit të posaçëm të sigurisë 41 BIS.
Sipas informacioneve konfidenciale, vendimi për transferimin e tij është marrë pas një periudhe tre mujore nën mbikëqyrje. Deri më tani, Gjini mbahej i izoluar në burgun e Drenovës, ndërsa tashmë do të vuajë dënimin në regjimin 41 BIS, ku zbatohen masa të rrepta sigurie dhe kufizime të forta në komunikimin me personat e tjerë.
Aldo Gjini është një prej personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit kriminal të Rrajave të Fushë-Krujës, i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në kuadër të një operacioni të zhvilluar në dhjetor të vitit 2025, ndaj tij u caktua masa e sigurisë “arrest në burg”, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Emri i Gjinit është përmendur edhe në disa ngjarje të tjera kriminale, mes tyre një plagosje e ndodhur në Tiranë në vitin 2021. Gjithashtu, ai raportohet se ka pasur probleme me drejtësinë edhe në Itali e Luksemburg.
Lexo edhe
AKTUALITET
Berisha: Ramën s’do na e largojnë të huajt! Mos prisni gjë as nga SPAK-u i PS-së

26 milionë eurot e sekuestruara në kriptomonedha, si u kthyen fajdet dhe kriptovalutat në një rrezik kriminal në Shqipëri

Thesi i zi që tërhoqi zvarrë nga lokali dhe “frigoriferi” që u përdor si alibi, kamerat zbuluan lëvizjet e Armand Shakajt pas zhdukjes së...

Milan, shifrat nuk gënjejnë, Amorim është trajneri më i mirë në histori (për momentin)

Eglant Koçi u zhduk pa lënë gjurmë, çfarë zbuluan dëshmitë për kriptomonedhat dhe “Dhelprën e kuqe”

Porsche, lopata dhe njolla të dyshimta, çfarë panë punonjësit në makinën e Armand Shakajt

Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata

Dy muaj nga zhdukja, mister fati i shqiptarit Erkan Nika





