I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka komentoi letrën e Erion Veliajt, përmes së cilës ky i fundit denoncon një presion nga kryeministri Edi Rama, të përcjellë nga ministri Toni Gogu gjatë një takimi në burg.
Koka theksoi se me këtë letër Veliaj ka identifikuar Toni Gogun si personin që përcolli mesazhin dhe Edi Ramën si urdhëruesin e pretenduar të tij.
Gazetari nënvizoi se dokumenti përmban akuza konkrete për kërcënim dhe shantazh ndaj një zyrtari publik për shkak të detyrës dhe se SPAK duhet të ndërhyjë për të verifikuar pretendimet dhe për të nisur hetimet.
Koka tha se publikimi i letrës shënon një përplasje të drejtpërdrejtë mes Veliajt dhe Ramës, ndërsa qëndrimi i SPAK-ut në këtë çështje pritet të jetë vendimtar për zhvillimet e mëtejshme.
Pjesë nga intervista:
Po, se në reagimin që ne bëmë thjesht kemi një sherr për të vërtetën e takimit me Toni Gogun. Pra, kemi që prej ditës së djeshme, së pari informacionin që vjen përmes avokatit të zotit Veliaj, Plarent Ndrecës i cili thotë që Toni Gogu ka shkuar në qelinë e Erion Veliajt dhe e ka kërcënuar atë. I ka thënë hiq dorë nga pushteti, nga bashkia, sepse bashkia duhet t'i shkojë Arbër Hajdarit, me urdhër të Edi Ramës. Që ta kuptojnë qytetarët thelbin çfarë ka ndodhur. Dhe nga ana tjetër hiq edhe dorë nga protestat.
Jo pranoje, por praktikisht është hiq dorë. Tani e nisim nga e dyta. Që Erion Veliaj ka qenë në protestat e flamingove, apo njerëz të Erion Veliajt, kjo është një fakt publik që kushdo që ka marrë pjesë në protestë e di që është e vërtetë.
Dhe kjo a i jep kredit Erion Veliajt, a i jep meritë? Këtë le ta gjykojë tjetërkush. E vërteta është kjo. Dhe fakti që Erion Veliaj akoma refuzon ta çojë trimërinë e këtij angazhimi deri në fund, ky është problem i tij. Por e vërteta është kjo. Ajo që është e dyta dhe po aq e rëndësishme, është fakti që Erion Veliaj na konfirmon atë që ne e themi prej kohësh.
Patjetër, edhe një revolver. Prandaj po them që minimalisht këtu, më në fund Erion Veliaj me këtë deklaratë, sot do të duhet të shkojë menjëherë një prokuror i SPAK-ut. Ta nisim nga e rëndësishmja. Të shkojë menjëherë në burgun e Fierit, ta marrë këtë dokument. Dhe kam përshtypjen që një nga aktet e para të denoncimit të Edi Ramës nga Erion Veliaj është pikërisht kjo letër. Sepse kjo letër tashmë është letër publike dhe automatikisht kërcënimi apo shantazhimi i zyrtarëve publikë në detyrë, për shkak të detyrës, është vepër penale nga cilido që bëhet. Letra është bërë publike dhe një prokuror e merr dhe e nis çështjen edhe kryesisht. Dhe Erion Veliaj ka bërë pikërisht këtë gjë sot me këtë letër.
Kurse unë mendoj një gjë tjetër. Erion Veliaj këtë letër nuk e ka bërë pa garancinë se bërja e kësaj letre publike në këtë mënyrë do të shërbejë si fillimi i një vepre penale.
Është fiks ajo që bën Partia Demokratike. Edhe pse nuk ka zero besim tek SPAK-u, çfarë bën rregullisht? Bën shkresat, bën letrat. Është shkrimi që mbetet. Dhe Erion Veliaj me këtë që ka bërë sot, ka bërë një akt të fortë, ku identifikon kërcënimin dhe shantazhimin për shkak të detyrës. Identifikon dy personazhe.
Së pari njeriun që ka shkuar dhe ka bërë mandatarin e mesazhit, që është Toni Gogu, dhe madje identifikon edhe autorin e urdhëruesin e këtij shantazhi që është Kryeministri i Shqipërisë. Pra sot ai i ka lëshuar një sfidë drejtësisë për të nisur një procedim penal për Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ministrin e Drejtësisë. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme, prandaj zgjodhëm titullin "Erion Veliaj shpall luftë Edi Ramës pa futur në thonjëza". Pse? Sepse kjo është luftë.
Përgjigjen e kësaj analize do duhet ta shohim të paktën në dy ditët në vazhdim. Efekti i kësaj letre nuk jepet sot. Besoj nesër ose pasnesër SPAK-u është i detyruar me detyrim përcaktim të mbajë qëndrim. Fakti që ky është rasti i parë konkret, ku meqë ra fjala, për herë të parë Edi Rama ka bërë gabimin fatal që është përfshirë në mënyrë direkte për të bërë shantazh dhe kërcënim. Pra, kjo letër sot është një akuzë publike dhe një dokument i gatshëm për procedim penal.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 November18:59
Çollaku: Toni Gogu shkoi si mafioz, jo si ministër! Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un
I ftuar në emisionin “TaskForce” me Sonila Meçon, ku u diskutua për përplasjen Rama-Veliaj, pas pranimit publik nga ky i fundi...
POLITIKE
2 November18:37
Gjobat ndaj protestuesve, reagon Bardhi : Akt arbitrariteti dhe cënim i lirive themelore, cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve që morën pjes&eu...
POLITIKE
2 November18:13
Sondazhi i Noto: Opozita mund PS në Tiranë. Ja shifrat…
Sondazhi tregon të dhëna interesantë të rritjes së partive opozitare, ku duket qartë se Partia Demokratike me koalicionin e saj, ...
POLITIKE
2 November17:46
“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, du...
POLITIKE
2 November17:25
Kërcënimet e Ramës në qeli përmes Toni Gogut/ Veliaj nxjerr letrën: Hiq dorë nga bashkia Tiranë dhe delegoje te...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
POLITIKE
2 November16:14
E kërcënoi në emër të Ramës? Toni Gogu pranon takimin me Veliajn në burgun e Fierit
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e F...
POLITIKE
2 November16:06
Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit
Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përme...
POLITIKE
2 November15:59
Plarent Ndreca: Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit! E kërcënoi në emër të Ramës
Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Go...
POLITIKE
2 November15:34
Ministrja Adea Pirdeni humbet fillin e fjalimit para Ramës, ja çfarë i tha kryeministri
Një moment i sikletshëm për ministren e Administratës Publike, Adea Pirdeni u shënua këtë të hënë gjatë p...
POLITIKE
2 November14:56
Gaz Bardhi: Buxheti i shtetit po mbush xhepat e pushtetarëve, jo të shqiptarëve
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në “News24”, komentoi projektbuxhetin për 2027.
Gjatë intervistës, Bardhi t...