VIDEO- “Jam një qenie njerëzore”/ Politikani në Nju Jork mohon se është…reptil apo demon pas videos virale

Një lëvizje e pazakontë e syve mjaftoi për ta kthyer një politikan të Nju Jorkut në protagonist të një prej teorive më të çuditshme konspirative që qarkullojnë në internet. Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Jordan Wright, anëtar i Asamblesë Shtetërore të Nju Jorkut nga Partia Demokratike, i cili u detyrua të deklaronte publikisht se është… njeri dhe jo një alien reptilian i maskuar si qenie njerëzore.
Gjithçka nisi të premten e kaluar, kur Wright mori pjesë në një konferencë për shtyp në Bashkinë e Nju Jorkut, ku kryebashkiaku Zohran Mamdani prezantonte planin e tij për mbylljen e burgjeve në ishullin Rikers. Ndërsa kryebashkiaku po fliste para gazetarëve, Wright, i cili qëndronte mes të pranishmëve, u shfaq në një video të shkurtër duke buzëqeshur lehtë, duke pulitur sytë dhe më pas duke i drejtuar ata lart, në mënyrë të tillë që dukej kryesisht pjesa e bardhë e syve.
Pamjet u shkëputën nga videoja origjinale dhe nisën të shpërndaheshin në rrjetet sociale. Përdorues të prirur drejt teorive konspirative pretenduan se kjo lëvizje e syve ishte një shenjë se politikani nuk ishte njeri, por një lloj krijese me pamje zvarraniku… apo edhe një demon.

“Kështu i pulitin sytë hardhucat”
Videoja shkaktoi komente të shumta, ndërsa disa përdorues e lidhën shprehjen e çuditshme të Wright me teorinë e njohur konspirative, sipas së cilës alienë në formë zvarranikësh jetojnë mes njerëzve, duke marrë pamjen e tyre. «Kështu i pulitin sytë hardhucat», shkroi një nga përdoruesit që shpërndau videon.
“Jam pothuajse i bindur se ekzistojnë alienë të vërtetë, si ata në filmin "Men in Black", të cilët lëvizin mes nesh të maskuar si njerëz dhe fshihen në sy të të gjithëve”, shtoi ai.
Këto pretendime nuk mbështeten në asnjë provë shkencore, megjithatë pamjet mjaftuan për të ndezur një debat në internet dhe për ta detyruar vetë politikanin të reagojë.
Në një prononcim për gazetën New York Post, Jordan Wright pranoi se nuk e di saktësisht se çfarë ndodhi në momentin kur u filmua. Më pas, ai u përpoq t'u jepte fund këtyre thashethemeve të pazakonta, duke përdorur madje edhe punën e tij parlamentare si dëshmi të… qenies së tij njerëzore.
“Është e qartë se jam një qenie njerëzore dhe humanizmi im dëshmohet përmes punës sime legjislative, siç është sigurimi i 4 milionë dollarëve për qendrën e drejtësisë mjedisore WE ACT në Harlem”, deklaroi ai. Dhe më tej shtoi: “Nuk mund të flas në emër të zvarranikëve apo alienëve”.
Ideja se politikanët dhe persona të tjerë me pushtet janë në të vërtetë qenie reptiliane, të cilat kanë marrë pamjen e njerëzve, përbën një nga teoritë konspirative më të përhapura në internet.
Histori të ngjashme u shfaqën në letërsinë fantastike që në shekullin XX, ndër të tjera edhe në veprat e Robert E. Howard, krijuesit të personazhit «Conan Barbariani», ku përshkruhen krijesa antropomorfe me pamje zvarranikësh, të afta për të kontrolluar mendjen e njerëzve. Më vonë, kjo narrativë u përhap edhe më gjerësisht përmes teorive konspirative, sipas të cilave këto krijesa kontrollojnë qeveritë dhe institucionet më të rëndësishme. /PiranjatNews/
SHOCK VIDEO: for the first time ever demons, crossing the astral plane into our dimension, has been caught on film in New York City. The creatures were caught on film during a televised meeting of the communist party.. https://t.co/b1GpXbUafL
— Alex Jones (@RealAlexJones) November 22, 2026
Lexo edhe
LIFESTYLE
VIDEO/ Nxënësit dhunojnë barbarisht drejtorin e shkollës pasi ndërhyri për të...

Tregoni si bisedoni dhe t’ju themi shenjën tuaj të zodiakut!

Gabimet më të shpeshta që bëni me shampon e thatë: Ja si ta përdorni siç duhet

Nuk bëjnë kompromis dhe duan gjithmonë të kenë të drejtë, 4 shenjat më kokëforta të horoskopit në dashuri

Katër truke stilimi për të rifreskuar veshjet e dimrit dhe për t’u dukur elegante pa shumë mundim