Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
BOTA

VIDEO/ Përplasje të dhunshme në protestën e të rinjve në Berlin, policia godet protestuesit brenda metrosë

P
Piranjat15 November 2026, 17:05 · 3 min lexim
VIDEO/ Përplasje të dhunshme në protestën e të rinjve

Përplasje të dhunshme u regjistruan mbrëmjen e së shtunës (14 nëntor) gjatë një proteste të organizuar nga lëvizja “Gen Z regelt”, ku morën pjesë edhe aktivistë pro-palestinezë në Berlin.

Situata u përshkallëzua edhe në metronë e kryeqytetit gjerman, ku shpërtheu një përplasje e fortë mes forcave të policisë dhe protestuesve.

Në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale shihen efektivë të policisë, të pajisur me helmeta dhe uniforma mbrojtëse, duke shtyrë një grup protestuesish brenda një vagoni metroje.

Në një moment, një polic godet me grusht një të ri, ndërsa disa protestues përfundojnë përtokë. Më pas ata ngrihen në këmbë me ndihmën e personave që ndodheshin pranë tyre.

Sipas informacioneve të publikuara nga “Tagesschau.de”, në protestën që nisi rreth orës 17:00 në sheshin Savignyplatz morën pjesë afërsisht 1,200 të rinj.

Protestuesit ngritën shqetësime për gjendjen e rrënuar të shkollave, shërbimin ushtarak, si dhe shkurtimet e fondeve për universitetet dhe përfitimet sociale. Ata kërkuan më shumë investime në arsim, mbrojtje më të fortë të klimës dhe masa për të frenuar rritjen e kostos së jetesës.

Sipas një zëdhënësi të policisë gjermane, në total u arrestuan 20 persona. Gjithashtu, u regjistruan 28 kallëzime për prishje të rendit publik, sulm fizik, rezistencë ndaj autoriteteve dhe shkelje të rregullave për lëndët shpërthyese.

Në zonë u angazhuan rreth 700 efektivë policie. Sipas zëdhënëses së policisë, tre prej tyre mbetën të plagosur, ndërsa nuk u dha informacion për persona të lënduar nga radhët e protestuesve.

Ndër sloganet që dominuan protestën ishin thirrjet “Fack you Israel, free Palestine” dhe “I gjithë Berlini e urren policinë”. Gjithashtu, u dëgjuan thirrje kundër rekrutimit ushtarak dhe kancelarit gjerman, Friedrich Merz.

Ndërkohë, është njoftuar organizimi i një tjetër proteste të madhe më 20 nëntor, ku pritet të marrin pjesë rreth 15 mijë persona. /PiranjatNews/

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.