U shoqëruan nga policia pasi refuzuan gjobat, lirohen aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga policia gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë. Shoqërimi i tyre ndodhi pas një përplasjeje me efektivët e policisë, të cilët u vendosën gjoba për zhvillimin e një tubimi të paligjshëm. Dy aktivistët refuzuan […]

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga policia gjatë protestës së studentëve dhe qytetarëve përpara Kryeministrisë.
Shoqërimi i tyre ndodhi pas një përplasjeje me efektivët e policisë, të cilët u vendosën gjoba për zhvillimin e një tubimi të paligjshëm. Dy aktivistët refuzuan të pranonin fletët e gjobave, duke kundërshtuar veprimet e uniformave blu.
Ngjarja shkaktoi tensione përpara Kryeministrisë, ku protestuesit kundërshtuan shoqërimin e dy aktivistëve. Disa vajza krijuan një gardh njerëzor përpara furgonit të policisë, duke tentuar të pengonin largimin e tij.
Gjatë përplasjeve pati edhe ndërhyrje të forcave të rendit me spraj me piper, ndërsa disa protestuese u ndien keq dhe patën nevojë për ndihmë mjekësore.
Pas shoqërimit të Goxhajt dhe Likës, studentët dhe qytetarët e zhvendosën protestën përpara Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të tyre.
Protestuesit pretenduan se tubimi ishte i ligjshëm dhe se policia ishte njoftuar paraprakisht për zhvillimin e tij në bulevard.
Pas disa orësh, dy aktivistët janë lënë të lirë. Nuk ka ende informacion të qartë nëse ndaj tyre do të vijojnë procedura të tjera lidhur me incidentin.
Lexo edhe
AKTUALITET
‘Po blija një picë’/ Policia masakron qytetarët me gjoba kur janë afër kryeministrisë

Shoqërimi i protestuesve, aktivisti Arben Kola kërkon sqarime nga Policia: Janë arrestuar pa të drejtë! Gjobat qesharake

Ngjarja tragjike në Elbasan/ Ekspertët pezullojnë operacionin për kërkimin e të zhdukurit, shkak rrezikshmëria që paraqet banesa

‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrestimeve

Një shqiptar fitues në SHBA, Joe Hoxha mbajti mandatin në Dhomën e Përfaqësuesve





