Aeroporti i Vlorës/ Bardhi: Aferë e Rama-Ballukut! SPAK të japë llogari

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar hetim të plotë për koncesionin e Aeroportit të Vlorës, duke ngritur akuza për përfshirjen e kryeministrit Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku në orientimin e procedurës dhe ndarjen e interesave ekonomike.
Në një deklaratë publike, Bardhi kërkon nga SPAK transparencë mbi ecurinë e hetimeve, duke theksuar se çështja nuk lidhet vetëm me dyshime për korrupsion, por edhe me shkelje të pretenduara të ligjit, Kushtetutës dhe detyrimeve kontraktuale të Shqipërisë ndaj Bashkimit Europian.
Demokrati rikthen në vëmendje dëshminë publike të biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili disa muaj më parë kishte ngritur pretendime për mënyrën se si ishte zhvilluar procedura e koncesionit. Sipas Bardhit, nga deklarimet e Pacollit lind dyshimi se gara nuk ka qenë mekanizmi real për përzgjedhjen e fituesit, pasi vendimmarrja dhe ndarja e interesave ekonomike ishin diskutuar paraprakisht në zyrën e Belinda Ballukut.
Bardhi pretendon se procedura formale e garës mund të ketë shërbyer vetëm si fasadë për një marrëveshje të paracaktuar politikisht. Ai thekson veçanërisht deklarimet e Pacollit për takimet në zyrën e Ballukut, ku pretendohet se janë diskutuar emrat e përfituesve të koncesionit dhe përqindjet e aksioneve që do t’i takonin secilit.
Sipas Bardhit, këto deklarime përbëjnë elemente me rëndësi për hetimin e SPAK dhe kërkojnë verifikim të plotë.
“SPAK duhet t’u japë përgjigje shqiptarëve: Në çfarë faze ndodhet hetimi për koncesionin e Aeroportit të Vlorës? A janë verifikuar plotësisht deklarimet e Behgjet Pacollit dhe dokumentacioni që lidhet me to? A po hetohet roli i të gjithë personave që kanë marrë pjesë në vendimmarrjen për këtë koncesion, përfshirë Belinda Ballukun dhe Edi Ramëm? Kur do të dalin përgjegjësit përpara drejtësisë?”,- shprehet Bardhi ndër të tjera.
Lexo edhe
POLITIKE
Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

Buxheti/ Berisha: Do paraqesim amendime për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës

Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë

Plarent Ndreca: PS është kthyer 35 vite pas!

‘Rama ka hapur shumë fronte, ka frikë’, Burimi: Janë ‘lakuriq’ në paturpësinë e tyre, s’duhen falur





