Zgjedhjet lokale të 9 majit, kandidatët e mundshëm të PS-së

6 muaj përpara zgjedhjeve lokale, partitë politike ende nuk i kanë zyrtarizuar kandidaturat e tyre për 9 majin. Megjithatë në kampin rozë përfliten disa emra si kandidatura të mundshme.
Ministri i Brendshëm Ervin Demo, zv.kryeministrja Albana Kociu dhe drejtuesja politike e Tiranës, Ogerta Manastirliu, janë figurat politike që mund të garojnë për bashkinë e Tiranës.
Të njëjtat burime raportojnë se në 3 bashkitë e tjera të qarkut, pritet rikandidimi i Rakip Sulit në Kamëz, i Blerim Sherës në Vorë, ndërsa në Kavajë emri që përflitet është ai i drejtorit të spitalit, Arben Rugia.
Me hartën e re territoriale, Bashkia e Elbasanit do të jetë më e madhe, duke përfshirë edhe Belshin e Cërrikun. Pritet që mazhoranca të shkojë me kandidaturën e ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, në këtë bashki.
Ndërsa në Bashkinë e Durrësit një nga emrat që përflitet për të garuar është ai i deputetit të qarkut, Ani Dyrmishi.
Megjithatë, deri më tani nuk ka ende një konfirmim zyrtar të kandidatëve.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku në Bundestag: Shqipëria drejt BE-së vetëm përmes reformave dhe standardeve demokratike

Buxheti/ Berisha: Do paraqesim amendime për rritjen e pagave dhe vendosjen e minimumit jetik 200 euro

Berisha: Mediat llogarisin si minutazh të PD-së edhe kur ish-ët e mi bëhen avokatë me pagesë të Ramës

Gazment Bardhi nxjerr zbuluar Ramën: Inaguron të njëjtin shërbim dy herë, në 2023 dhe në 2026!

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë





