Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
AKTUALITET

AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili dhe 25 tonë miell e hime gruri nga Kosova

P
Piranjat25 November 2026, 19:49 · 2 min lexim
AKU bllokon 79 tonë ushqime/ Refuzohen 54 tonë mish pule nga Brazili

Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi  të dhënat e certifikatave nuk përkonin  me të dhënat e regjistruara në sistem. Blerësi i mishit të pulës të  importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës.  Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhëniet tregtare me Brazilin për mishin e shpendëve dhe të gjedhëve.

Ndërkohë, AKU ka ulur traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim. Saktësisht është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.

Kthimi në vendin e origjinës së kësaj ngarkese të importuar nga subjekti “Mirela Bërdufi” është kryer për arsye se për produktet “Miell gruri” dhe “Hime Gruri” kishte mungesë të theksuar të dokumentacionit shoqërues; në pjesën më të madhe të ngarkesës “Miell Gruri” nuk lexohej data e prodhimit dhe e skadencës, nuk përputhej niveli i proteinave në ambalazh dhe dokumente, nuk posedonte nr. LOT dhe fletë analize të Aflatoxinës.

Ndërsa, përsa i përket produktit “Hime Gruri”, në të njëjtën ngarkesë nuk kishte nr. LOT në etiketa për të bërë lidhjen midis produktit me dokumentacionin shoqërues. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të informimit publik dhe transparencës, bën me dije se gjatë muajit nëntor 2026 në Pikat e Inspektimit Kufitar (PIK) janë importuar në total 5277 ku kërkohen të kthehen në origjinë vetëm prej tyre.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.