Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
POLITIKE

“Arbër Abazi bleu vilën qeveritare në Peshkopi”/ Toska: SPAK nuk jep përgjigje

P
Piranjat 4 November 2026, 15:43 · 2 min lexim
“Arbër Abazi bleu vilën qeveritare në Peshkopi”/

Gazetari Almer Toska ka ngritur dyshime për shitjen e një vile qeveritare në Peshkopi, duke pretenduar se prona është blerë nga Arbër Abazi, dhëndri i ish-zv.kryeministres Belinda Balluku. Toska prezantoi edhe një fotografi të vilës dhe deklaroi se blerja është kryer në fund të vitit 2025.

Sipas tij, një emision investigativ i ka kërkuar informacion SPAK-ut lidhur me këtë çështje, por Prokuroria e Posaçme nuk ka kthyer përgjigje. Gazetari ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si një pronë qeveritare ka dalë në shitje dhe mbi rrethanat e blerjes së saj.

Ai përmendi gjithashtu lidhjen e pretenduar të kësaj prone me Ballukun, duke përmendur gjyshin e saj, Beqir Ballukun, teksa tha se ky i fundit ka pushuar atje si pjesë e nomenklaturës komuniste të kohës.

Toska:“Kjo është vila qeveritare në Peshkopi. Kjo vilë është blerë. Nuk e di se si pronat qeveritare dalin në shitje, por është blerë nga Arbër Abazi, dhëndri i Belinda Ballukut. Kjo blerje ka ndodhur nga fundi i vitit 2025.

Një emision investigativ i ka bërë kërkesë SPAK-ut, i cili në regjistrin e tij shënon kërkesat për informacion, por nuk jep asnjë përgjigje për këtë çështje.

Dyshimet të çojnë te Belinda Balluku. Balluku, me 300 apartamente, për çfarë i duhej vila qeveritare? Pse ka pushuar gjyshi i saj? Gjyshi i Ballukut dikur ka pushuar në këtë vilë, si pjesë e nomenklaturës së asaj kohe. SPAK-u nuk jep shpjegime për këtë çështje.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.