“Për çfarë dialogu flet Marta Kos?”/ Korreshi: Balluku me 1 miliard euro dëm rri e lirë! Ata që dhunuan protestues u shpërblyen
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka komentuar deklaratat e komisioneres europiane për Zgjerimin, Marta Kos, lidhur me Shqipërinë dhe procesin e integrimit europian. Korreshi u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të saj, duke pretenduar se Kos nuk u ndal te çështje që, sipas tij, janë thelbësore për vendin, si rasti i Belinda Ballukut, situata e Erion Veliajt, dhuna ndaj protestuesve dhe gjendja ekonomike e qytetarëve.
Korreshi: “Shoqja Kos nuk citon që Balluku, me 1 miliard euro dëme ndaj buxhetit të shtetit, me vila e apartamente, rri e lirë, ndërsa një që ndërton çati është në burg.
Nuk përmend faktin se çfarë ndodhi me Veliajn apo kërcënimet ndaj tij, për të cilat nuk u fol nga asnjë faktor i drejtësisë. As për ata që dhunuan protestuesit me shkopinj gome, shoqja Kos nuk tha asgjë.
Nuk foli as për faktin se njerëzit këtu ende e llogarisin bukën me ndihmën ekonomike që marrin. Nuk u del as për të blerë një bukë në ditë. De facto, nuk kisha ndonjë shpresë se mund të thoshte diçka.
Çfarë dialogu mund të ketë kur çdo gjë këtu vendoset sipas asaj që do komandanti? Këtu edhe presidenti është si portier që hap e mbyll derën. Për çfarë po flet shoqja Kos?”
Lexo edhe
POLITIKE
Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij...

"Të sigurojë më shumë dënime dhe konfiskim pasurie", KE për SPAK: T'u japë goditjen finale të korruptuarve

“Arbër Abazi bleu vilën qeveritare në Peshkopi”/ Toska: SPAK nuk jep përgjigje

Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike

Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'!

'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen

Dhuna në protesta/ Demo del në mbrojtje të policisë, premton më shumë para për vitin 2027





