Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Vranë barbarisht studenten, mbrojtja rikthen çështjen në Gjykatën e Lartë. Ja prova për të riun shqiptar ... “Më kthe 5 eurot ose…”/ Zbardhet e vërteta mbi fatin e Artjol Ramajt. Trupin autori e hodhi në pyll për…... Rruga në Mallakastër e pakalueshme prej 8 vitesh/ Banorët denoncojnë dëmtimet nga transporti i druve Kishte ikur në mëngjes nga banesa - Gjendet pa shenja jete në lumin Devoll e moshuara Berisha: Majko i kërkon Padrinos dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale dorëheqjen! Majko trondit PS: Do të humbim Bashkinë Tiranë Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullimin e automjeteve Der standard: Rama po bën ligje kundër demonstruesve në Shqipëri Netanyahu i kërkon të bashkojnë forcat pas humbjes, rivali politik Eisenkot e refuzon: Nuk të funksionon me... Rezultoi me i votuari në sondazhin e "Shekulli"-t, Florjan Binaj për mbështetjen e qytetarëve: Përgjegjësi!... Mbledhja e PS, Çollaku: Ishte më shumë një Asamble ushtarake - Rama mbrojti të pandehurit e tij në sallë dh... Paradoksi i Lidl në Ballkan/ 100 milionë euro në Sarajevë, strategik në letër dhe zero tulla në Durrës
BOTA

Ish-ministri fshehu 20 mln dollarë në pyll. Ekspertëve iu deshën 8 orë për t’i numëruar

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi sekuestrimin nga autoritetet hungareze të rreth 19.5 milionë dollarë cash, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona banimi, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj një ish-ministri të qeverisë së Viktor Orbanit. Miklós Seszták, i cili drejtoi Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar nga […]

P
Piranjat15 November 2026, 17:07 · 3 min lexim
Ish-ministri fshehu 20 mln dollarë në pyll. Ekspertëve iu

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi sekuestrimin nga autoritetet hungareze të rreth 19.5 milionë dollarë cash, të cilat ishin fshehur në pyje, ndërtesa bujqësore, depo dhe prona banimi, në kuadër të një hetimi për korrupsion ndaj një ish-ministri të qeverisë së Viktor Orbanit.

Miklós Seszták, i cili drejtoi Ministrinë e Zhvillimit Kombëtar nga viti 2014 deri në vitin 2018, dyshohet për marrje ryshfeti në një skemë që lidhet me blerjen e autobusëve të përdorur nga një kompani shtetërore transporti, me çmime të fryra.

Operacioni u zhvillua të enjten dhe të premten, në disa lokacione të kontrolluara nga Zyra Kombëtare e Rimëkëmbjes dhe Mbrojtjes së Pasurive (NVVH), organi hungarez kundër korrupsionit. Sipas autoriteteve, gjatë kontrolleve u gjetën shuma të mëdha parash të groposura në pyje, të fshehura në ndërtesa bujqësore dhe magazina, si dhe të ruajtura në kasaforta në prona të izoluara.

Në total u sekuestruan 5.07 miliardë forinta hungareze, 2.65 milionë euro dhe 1.25 milionë dollarë amerikanë, me një vlerë të përgjithshme që arrin në rreth 19.5 milionë dollarë.

Paratë u depozituan në llogarinë e Thesarit të Shtetit Hungarez. Ministri i Financave, András Kármán, bëri të ditur se 12 punonjës të Thesarit u angazhuan për tetë orë për numërimin e tyre, duke përdorur pesë makina të posaçme.

 

Rasti i ish-ministrit vjen në kuadër të hetimeve të shtuara për korrupsion në Hungari, pas fitores së Péter Magyar në zgjedhjet e prillit, që i dhanë fund 16 viteve të Viktor Orbanit në pushtet.

Gjatë fushatës, Magyar premtoi hetimin e dyshimeve për korrupsion dhe abuzim me detyrën gjatë qeverisjes së paraardhësit të tij. Në javët e fundit, në kuadër të çështjeve të ndryshme penale, janë ndaluar Seszták, dy ish-ministra të tjerë të periudhës së Orbanit dhe vëllai i ish-kryeministrit.

Kryeministri Magyar e përshëndeti sekuestrimin e parave, duke e cilësuar atë si një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për të hetuar korrupsionin e dyshuar.

“Kjo shënon zyrtarisht fundin e mafies Fidesz-KDNP!”, deklaroi ai, duke iu referuar koalicionit që drejtoi Hungarinë gjatë qeverisjes së Orbanit.

Ndërkohë, Viktor Orban nuk ka reaguar për sekuestrimin e fundit. Ai i ka cilësuar më herët hetimet ndaj personave të afërt me të si “persekutim politik”, duke pretenduar se synojnë burgosjen e tij.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.