EMRI/ E fshehur brenda çantës në derën e pasme të furgonit, kapet 1 kg kokainë në Muriqan
Një sasi prej rreth 1 kilogrami kokainë është zbuluar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit. Kokaina ndodhej në një çantë jeshile në derën e pasme të një...

Një sasi prej rreth 1 kilogrami kokainë është zbuluar ditën e sotme në pikën kufitare të Muriqanit.
Kokaina ndodhej në një çantë jeshile në derën e pasme të një furgoni ‘Renault’ në pronësi të 56-vjeçarit Arben Hysaj. Brenda çantës ishte një pako e mbështjellë me material ngjitës ngjyrë kafe të errët, ku ndodhej kokaina.
Arben Hysaj u vu në pranga, ndërsa automjeti u sekuestrua.
Njoftimi i policisë:
PKK Muriqan/Finalizohet operacioni policor i koduar ‘Bashkëpunimi’.
Arrestohet në flagrancë një 56-vjeçar, i cili tentoi të fuste në Shqipëri, me automjet, 1 kilogram lëndë të dyshuar narkotike kokainë.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Policisë Kufitare dhe autoriteteve doganore, parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Policisë Kufitare Muriqan, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në kuadër të operacionit policor të koduar ‘Bashkëpunimi’, goditën një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.
Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato doganore, bazuar në analizën e riskut, kaluan për kontroll të detajuar, në vijën e dytë, automjetin tip ‘Renault’, që drejtohej nga 56-vjeçari A. H.
Gjatë kontrollit të automjetit, brenda një çante, u gjet një pako me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, me peshë mbi 1 kilogram. Lënda narkotike dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër arrestuan shtetasin A. H., 56 vjeç, banues në Durrës.
Strukturat për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, efektivët shtyjnë qytetarët...

Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes rrënojave

“U dogjën të gjitha, u bënë shkrumb”, banorët rrëfejnë momentet e tmerrit nga shpërthimi në Elbasan

Detaje nga krimi në Bulqizë/ Vrau babain, ja çfarë bëri pas ngjarjes supervizori i OSHEE

EMRI/ Vrau çiftin e moshuar në Dropull para dy vitesh, dënohet me 30 vite burg autori





