Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Iu nënshtrua operacionit, Erion Vishkulli mesazh: Një tjetër sfidë më pret javën tjetër! Dua të rikthej dri... Politico: Samiti i NATO-s në Shqipëri i pasigurt, Tirana propozon një takim virtual Pushimet në Shqipëri u kthyen në makth, çifti kanadez përfundon me 23 kg kanabis në valixhe: Na e ndërruan ... Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t...
POLITIKE

“Investimi në Sazan, ende po negociojmë”/ Rama: Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim ndryshe nga ai që u është dhënë investitorëve të tjerë

P
Piranjat11 November 2026, 21:19 · 2 min lexim
“Investimi në Sazan, ende po negociojmë”/ Rama: Kushner

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me projektin në ishullin e Sazanit dhe përfshirjen e Jared Kushner në këtë investim, duke theksuar se ai nuk ka përfituar asnjë trajtim të ndryshëm nga investitorët e tjerë.

Duke folur nga Dublini, Rama tha se faktet mbi projektin mund të verifikohen përmes faqes së quajtur “Pasqyra e flamingove”, ndërsa hodhi poshtë pretendimet për ekzistencën e një projekt-marrëveshjeje. Sipas kryeministrit, negociatat janë ende në vijim dhe procesi duhet të jetë i hapur për shqiptarët.

Ai bëri gjithashtu të ditur se vetëm 8 për qind e sipërfaqes së ishullit parashikohet të ndërtohet. Rama tha ndër të tjera se Shqipëria ka kërkuar një projekt ambicioz, që sipas tij të mos jetë një investim spekulativ, por një simbol i ri për vendin dhe Europën.

“Kemi një faqe që është ‘Pasqyra e flamingove’ dhe mund të gjesh fakte, jo retorikë, dhe përmes fakteve shihni se Jared Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim të ndryshëm nga ai që u është dhënë investitorëve të tjerë. Nuk ka asnjë projekt-marrëveshje, sepse ne jemi ende duke negociuar dhe pala jonë është në pozicionin ku publiku shqiptar duhet të jetë pjesë e procesit. 8 për qind e ishullit do të ndërtohet. Qeveria shqiptare ka qenë rigoroze për të kërkuar një projekt që të jetë simbol, emblemë në Europë, jo spekulim, një projekt që do të lidhë imagjinatën kolektive me një zhvillim të paimagjinueshëm," tha Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.