Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj reagoi mbi përplasjen e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ku ky i fundit pretendon se është kërcënuar në qelinë e tij nga ministri i Drejtësisë, Toni Gogu me urdhër të Ramës. Shehaj thotë se në PS po hanë kokat e njëri-tjetrit.
“Ka plasur keq brenda Partisë Socialiste! Po hanë kokat e tyre. Erion Veliaj sot ka bërë një deklaratë bombë. Ka thënë që jam kërcënuar nga Edi Rama nëpërmjet Ministrit të Drejtësisë, në qeli në burg.
Ka pranuar gjithashtu që deri dje, Edi Rama është kujdesur për kushtet e tij në burg, është kujdesur për miqtë e tij dhe për familjarët e tij. Dhe nga sot e tutje e ka kërcënuar Erion Veliajn që nuk do kujdeset më. I ka thënë që do ta kalbë në burg, nëse nuk hesht, nëse nuk pranon kushtet e Edi Ramës” - u shpreh Shehaj.
Kreu i Partisë Mundësia deklaroi se SPAK duhet të marrë nën hetim Edi Ramën. Sipas Shehajt, regjimi kriminal i Ramës po shkërmoqet nga brenda dhe tani SPAK-u duhet të tregojë se askush nuk është mbi ligjin, as Edi Rama.
“Çfarë duhet të ndodhë më që SPAK-u të marrë nën hetim Edi Ramën? Është e qartë që me këto që po tregon edhe Veliaj, është e qartë që në krye të kësaj organizate kriminale qëndron vetë Edi Rama. Vetë Edi Rama kujdeset për anëtarët e bandës, të cilët kanë përfunduar në burg ose para drejtësisë, dhe i njëjti kujdeset gjithashtu që t’i kërcënojë nëse ndonjëri prej tyre guxon dhe i del kundër Edi Ramës. Ky regjim kriminal po bie nga brenda, po shkërmoqet. Tani, i takon SPAK-ut të tregojë që nuk ekziston asnjë vijë e kuqe, që askush nuk është i paprekshëm, përfshi Edi Ramën” - u shpreh Shehaj.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 November19:06
BIRN: Veliaj pretendon se Rama i kërkoi dorëheqjen nga Bashkia përmes një mesazhi kërcënues
Kryebashkiaku Erion Veliaj pretendoi përmes avokatit të tij se ministri i Drejtësisë i kishte përcjellë një mesazh kërc&...
POLITIKE
2 November19:00
‘Veliaj i shpalli luftë Ramës, letra është akuzë për shantazh’, Koka: SPAK të nisë hetimet ndaj kryeministrit dhe Toni Gogut
I ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon, gazetari Bledian Koka komentoi letrën e Erion Veliajt, përmes së cil&e...
POLITIKE
2 November18:59
Çollaku: Toni Gogu shkoi si mafioz, jo si ministër! Rama e pranon vetë se orienton SPAK-un
I ftuar në emisionin “TaskForce” me Sonila Meçon, ku u diskutua për përplasjen Rama-Veliaj, pas pranimit publik nga ky i fundi...
POLITIKE
2 November18:37
Gjobat ndaj protestuesve, reagon Bardhi : Akt arbitrariteti dhe cënim i lirive themelore, cilido që firmos akte të tilla kryen vepër penale
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas gjobitjes së qytetarëve që morën pjes&eu...
POLITIKE
2 November18:13
Sondazhi i Noto: Opozita mund PS në Tiranë. Ja shifrat…
Sondazhi tregon të dhëna interesantë të rritjes së partive opozitare, ku duket qartë se Partia Demokratike me koalicionin e saj, ...
POLITIKE
2 November17:46
“Paraja e pistë po mbyt ekonominë”, Tabaku: Bujqësia dhe prodhimi po shkojnë drejt kolapsit
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ngritur një sërë shqetësimesh për politikat ekonomike të qeverisë, du...
POLITIKE
2 November17:25
Kërcënimet e Ramës në qeli përmes Toni Gogut/ Veliaj nxjerr letrën: Hiq dorë nga bashkia Tiranë dhe delegoje te...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
POLITIKE
2 November16:14
E kërcënoi në emër të Ramës? Toni Gogu pranon takimin me Veliajn në burgun e Fierit
Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, ka reaguar pas raportimeve për takimin e tij me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e F...
POLITIKE
2 November16:06
Bashkia peng i luftës Rama–Veliaj/ Si arritën dy miqtë e dikurshëm te shantazhi mafioz në qelitë e Fierit
Ultimatum me nota mafioze për Erion Veliajn në qelitë e paraburgimit në Fier drejtpërdrejt nga kryeministri Edi Rama, përme...
POLITIKE
2 November15:59
Plarent Ndreca: Toni Gogu takoi fshehurazi Veliajn në burgun e Fierit! E kërcënoi në emër të Ramës
Avokati mbrojtës i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka deklaruar se mbrëmjen e së premtes më 30 tetor, ministri i Drejtësisë Toni Go...