Reforma territoriale/ Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton propozimin e PS-së, opozita largohet nga mbledhja

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar ditën e sotme projektvendimin për reformën e re territoriale të propozuar nga Partia Socialiste, ndërsa këshilltarët e opozitës janë larguar nga salla para procesit të votimit.
Gjatë diskutimeve, përfaqësuesit e PD-së dhe PL-së kundërshtuan ndryshimet e propozuara, duke thënë se ndarja aktuale e territoreve ka krijuar distancë mes qytetarëve dhe shërbimeve që ofron pushteti vendor.
Ata kërkuan që në mbledhje të paraqitej edhe alternativa e propozuar nga Partia Demokratike, ndërsa projektpropozimi i mazhorancës parashikon uljen e numrit të bashkive në rang vendi, nga 61 që janë tani në 46.
Por, ndryshimet nuk parashikojnë riformatim të territorit të Bashkisë Durrës, ndërsa gjatë mbledhjes, disa këshilltarë socialistë dhe përfaqësues të partive aleate kërkuan rikthimin e Manzës dhe Sukthit në statusin e qytetit, duke kërkuar një riorganizim të statusit të këtyre njësive.
Në përfundim, projektvendimi për reformën territoriale u miratua me 28 vota të këshilltarëve të majtë të pranishëm në sallë, ku edhe pesë pikat e rendit të ditës morën miratimin e këshillit. Ndërkohë, jashtë godinës së Bashkisë Durrës u zhvillua një protestë kundër ndryshimeve të propozuara territoriale.
Lexo edhe
POLITIKE
BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh

Territorialja votohet të enjten në Kuvend, Boçi: Do të thellojë shpopullimin e vendit

Alarm për mbetjet e djegura në Kuçovë, Lefter Maliqi denoncon: Krim i rëndë ndaj banorëve

“Përsekucioni politik ndaj Metës, i pashembullt”/ Blushi përplaset me Manjën dhe Gogun: Ndërhyni për konfliktin GJKKO-Avokati ose pranoni...

Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit

“Histori të turpshme”/ Berisha: Kompania e Yeffet mori 45 mln euro nga taksat e shqiptarëve, godinën ku ishte vendosur News24 dhe prona t...

Berisha: Vlora Hyseni bashkëjetonte me Yeffet. SHISH në një anë Ronin, në një anë Agasin!

“Kompania e famëziut Ard Veliu bashkohet me Ron Yeffet”/ Berisha: Pas shfaqjes së Ramës, mis autoblindi na del në Kashar





