POLITIKE

Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!

Piranjat Përditësimi i fundit 2 November 2026, 19:24
Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!

Nga Irena Beqiri

Në historinë e Benito Mussolinit ka një episod që meriton të kujtohet sa herë flasim për marrëdhënien mes një udhëheqësi dhe njerëzve që kanë qenë pjesë e ndërtimit të pushtetit të tij.

Është historia e vrasjes së deputetit socialist Giacomo Matteotti, në qershor të vitit 1924. Matteotti ishte një nga kundërshtarët më të vendosur të fashizmit. Ai kishte denoncuar manipulimin e zgjedhjeve, dhunën politike dhe korrupsionin e regjimit. Pas rrëmbimit dhe vrasjes së tij, hetimet çuan te një grup njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me strukturat e pushtetit fashist. Në krye të grupit ishte Amerigo Dumini.

Por pas arrestimit të tyre, historia bëhet edhe më interesante. Historiani italian Mauro Canali, një nga studiuesit e çështjes Matteotti, përshkruan një marrëdhënie shantazhi të ndërsjellë mes Mussolinit dhe njerëzve të tij të arrestuar. Bashkëpunëtorët e burgosur kërcënonin se do të flisnin nëse Mussolini nuk ndërhynte për t'i mbrojtur dhe për t'i nxjerrë nga burgu. Ata dinin shumë. Mbijetesa politike e Duçes varej, të paktën pjesërisht, nga heshtja e tyre.

Mussolini, nga ana tjetër, u përcillte një mesazh po aq të qartë: nëse ai rrëzohej, ata do të mbeteshin në burg; nëse ai mbijetonte politikisht, do të gjente një mënyrë për t'i shpëtuar.

Marrëveshja ishte e heshtur, por e kuptueshme: ju merrni përsipër përgjegjësinë, nuk flisni për mua dhe unë do të kujdesem për ju. Një lloj kontrate që nuk kishte nevojë për noter , ku njëri mbante pushtetin dhe të tjerët mbanin sekretet.
Gati një shekull më vonë, në Shqipëri, konflikti mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ndonëse në rrethana historike dhe politike krejt të ndryshme, sjell në vëmendje një mekanizëm të ngjashëm të personalizimit të pushtetit.

Sipas versionit të bërë publik nga avokati Plarent Ndreca, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka vizituar Veliajn në burgun e Fierit dhe i ka përcjellë një mesazh të kryeministrit. Mesazhi përmbante kërkesën për dorëzimin e mandatit, delegimin e pushtetit te persona të përcaktuar prej tij dhe heqjen dorë nga avokati mbrojtës. Në të kundërt, sipas këtij versioni, pasonin kërcënime për transferim në një burg tjetër dhe për orientimin e SPAK-ut drejt hetimeve të reja. Gogu i ka mohuar këto pretendime, të cilat kërkojnë verifikim të pavarur.

Rama dhe Veliaj kanë qenë për vite pjesë të së njëjtës strukturë pushteti. Veliaj nuk ishte thjesht një kryetar bashkie i zgjedhur nga socialistët. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të projektit politik të Ramës, një nga njerëzit që mishëronin vazhdimësinë dhe suksesin e këtij projekti në Tiranë.

Por pushteti i personalizuar i Ramës ka një logjikë të veçantë: bashkëpunëtori është i vlefshëm për aq kohë sa është i dobishëm dhe i bindur. Kur kërkon autonomi, bëhet problem. Kur kundërshton, trajtohet si tradhtar dhe kur di shumë, bëhet edhe më i papërshtatshëm.

Historia e Mussolinit ka edhe një kapitull tjetër. Në vitin 1943, kur regjimi po shembej, një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij votuan kundër tij në Këshillin e Madh Fashist. Mes tyre ishte edhe Galeazzo Ciano, ish-ministër i Jashtëm dhe dhëndri i Mussolinit. Pas rikthimit të tij në pushtet, Mussolini organizoi Procesin e Veronës. Pesë nga ata që kishin votuar kundër tij u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan. 

Por ajo që e bën episodin e Fierit edhe më shqetësues është pretendimi për përfshirjen e ministrit të Drejtësisë në një konflikt mes kryeministrit dhe një ish-bashkëpunëtori të tij, i cili ndodhet në burg.

Ministri i Drejtësisë, në fund të fundit, ka një funksion kushtetues dhe institucional. Nuk është korrier politik, aq më pak shpërndarës porosish në qelitë e burgjeve. Nëse versioni i Veliajt provohet, atëherë kemi të bëjmë me një problem që shkon shumë përtej një konfliktit brenda Partisë Socialiste. Kemi një situatë ku kufiri mes përgjegjësisë institucionale dhe shërbimit ndaj interesave politike është zhdukur përfundimisht.

mësim edhe pas 100 vitesh është po aq i të hidhur: kur pushteti personal bëhet më i rëndësishëm se institucionet, edhe bashkëpunëtorët më të afërt mund të kthehen në pengjet e tij. Dhe kur politika shndërrohet në një marrëdhënie pengmarrjeje të ndërsjellë, demokracia është ajo që rrezikon të mbetet pengu i fundit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?