“Ta dish ti o Zelo ç’bëhet”, Ronela Hajati reagon pas skandalit të Adi Hilës

“Një burrë i vërtetë do një grua të vetme, jo gra të ndryshme çdo natë.” Është ky mesazhi që Ronela Hajati ka zgjedhur të publikojë në Instagram, në një postim që vjen në kohën kur rrjeti “zien” për videot intime të Adrian Hilës.
Këngëtarja ka shpërndarë një imazh me një citim që i atribuohet aktorit Denzel Washington, ndërsa sipër tij ka shkruar: “Ta dish ti o Zelo ç’bëhet”. Postimi nuk përmend drejtpërdrejt Adi Hilën apo materialet që kanë qarkulluar, por vjen në një moment kur skandali ka marrë përmasa të mëdha në rrjetet sociale dhe indirekt, i referohet këtij skandali seksual.
Reagimi i Ronelës tërheq vëmendjen edhe për një arsye tjetër. Dy vite më parë, në tetor 2024, ajo bëri një deklaratë publike gjatë debatit që pasoi çështjen e Sean “Diddy” Combs, duke lënë të kuptohej se edhe në Shqipëri njihte persona që, sipas saj, mund të krahasoheshin me figurën e reperit amerikan. Në atë kohë, ajo shkroi se kishte “disa emra shqiposh” që i konsideronte sinonim të P. Diddy.
Deklarata shkaktoi reagime të shumta dhe Ronela u rikthye më pas me një tjetër sqarim në Instagram. Ajo tha se deklarata e saj ishte keqinterpretuar dhe kritikoi mënyrën se si, sipas saj, mediat dhe publiku trajtonin çështje të showbizit. Në atë reagim ajo përsëriti se, sipas saj, kishte persona në Shqipëri që mund të krahasoheshin me Diddy-n, madje deklaroi se emra të tillë gjendeshin “nëpër gazeta përditë”.

Lexo edhe
SHOWBIZ
Videot intime pushtuan rrjetin, Blendi Salaj: Po shkojmë drejt një shoqërie monstruoze

“A po vjen pak te studioja?”/ Luiz Ejlli reagon pas videove intime që pushtuan rrjetin

Don Xhoni reagon pas polemikave në Maqedoninë e Veriut: S’ka qenë asnjë tendencë për provokim

Publikimi i videove intime, zv.ministrja e Brendshme: Shpërndarja e tyre është vepër penale, viktimat duhet të denoncojnë në polici

Videot intime të artisteve, Zhaklin Lekatari: Nuk mendoj që e ardhmja e Shqipërisë varet nga dhoma e gjumit e këtyre personazheve

“Kisha qejf të bëja farmaceutikën”, Heidi Baci zbulon ëndrrën që la pas për shkak të COVID-19

Ermal Mamaqi uron të birin për 13-vjetorin: Ti je suksesi më i madh

Videot intime që pushtuan rrjetin/ Revoltohet Ori Nebijaj: Çfarë perversiteti ordiner


