Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes rëndë. S... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO
BOTA

Stuhi shkatërruese në Brazil, 5 të vdekur dhe 265 të plagosur, dëme në mijëra banesa

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Tupanciretã, në jug të Brazilit, duke shkaktuar të paktën 5 viktima dhe 265

P
Piranjat22 November 2026, 17:55 · 2 min lexim
Stuhi shkatërruese në Brazil, 5 të vdekur dhe 265 të

Një stuhi e fuqishme ka goditur qytetin Tupanciretã, në jug të Brazilit, duke shkaktuar të paktën 5 viktima dhe 265 të plagosur. Forca e erës, që arriti shpejtësinë deri në 114 kilometra në orë, shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërsa mijëra banorë u detyruan të braktisin banesat e tyre.

Stuhia goditi gjatë natës mes së premtes dhe së shtunës këtë qytet me rreth 20 mijë banorë, në shtetin Rio Grande do Sul. Sipas autoriteteve lokale, nga 8.600 banesa që ka qyteti, rreth 8.000 pësuan dëmtime të konsiderueshme.

Brenda më pak se një ore, erërat e forta shkulën çatitë e shtëpive, shembën mure, rrëzuan pemë dhe shtylla elektrike, duke lënë zona të tëra pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Pothuajse të gjithë banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut dhe dëmeve të shkaktuara. Sipas Mbrojtjes Civile të shtetit Rio Grande do Sul, rreth 40 persona u strehuan përkohësisht në qendrat publike të emergjencës.

Qeveria federale e Brazilit shpalli zonën në gjendje fatkeqësie, duke u mundësuar institucioneve shtetërore të mobilizojnë fondet dhe burimet e nevojshme për të ndihmuar banorët e prekur.

Ndërkohë, rreth 200 ushtarakë janë angazhuar në terren për largimin e rrënojave dhe pastrimin e rrugëve. Një ekip mjekësor është dërguar gjithashtu për të vlerësuar situatën e sistemit shëndetësor lokal, pasi edhe spitali i qytetit ka pësuar dëmtime nga stuhia.

Dyshime për formimin e një tornadoje

Mbrojtja Civile e përshkroi fenomenin si një stuhi të tipit “superqelizore” (supercell), një formacion meteorologjik veçanërisht i fuqishëm, i cili shpesh shoqërohet me kushte të favorshme për formimin e tornadove.

Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë që pas stuhisë të jetë formuar edhe një tornado.

Brazili regjistroi gjatë vitit 2025 një rekord prej 92 tornadosh dhe fenomenesh të ngjashme, sipas Prevots, një rrjeti meteorologësh vullnetarë të lidhur me universitete dhe institute kërkimore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.