"Të sigurojë më shumë dënime dhe konfiskim pasurie", KE për SPAK: T'u japë goditjen finale të korruptuarve

Pavarësisht ecurisë pozitive, progres raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë nënvizon disa veprime që SPAK duhet t'i ketë në fokus gjatë vitit të ardhshëm. Prokurorisë së Posaçme i kërkohet nga BE që t'u japë goditjen përfundimtare personave që kanë përfituar pasuri kriminale duke ua konfiskuar përfundimisht këto pasuri dhe duke siguruar dënime të formës së prerë për zyrtarët e korruptuar.
Pjesë nga progresraporti:
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka vijuar të tregojë pavarësi dhe të japë rezultate pozitive në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë, duke bërë përparim të prekshëm drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm rezultatesh në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, korrupsioni mbetet një sfidë reale.
Legjislacioni për parandalimin e korrupsionit u përafrua më tej me standardet europiane, përfshirë atë për konfliktin e interesit dhe lobimin. U arrit përafrim i mëtejshëm edhe për mbrojtjen e sinjalizuesve. Kanë nisur vlerësimet e rrezikut të korrupsionit sipas sektorëve dhe janë publikuar deklaratat e pasurisë së zyrtarëve të lartë. Ndikimi real i këtyre masave dhe i masave të tjera parandaluese në luftën kundër korrupsionit mbetet për t’u provuar, duke pasur parasysh hetimet në vijim për korrupsion të nivelit të lartë.
Rekomandimet e Komisionit nga viti i kaluar u zbatuan pjesërisht dhe disa prej tyre mbeten të vlefshme. Gjatë vitit të ardhshëm, Shqipëria duhet veçanërisht:
Të forcojë dhe konsolidojë më tej bilancin e rezultateve në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve të korrupsionit dhe të sigurojë më shumë dënime të formës së prerë, veçanërisht në çështjet e profilit të lartë. Kjo përfshin sekuestrimin dhe konfiskimin përfundimtar të pasurive kriminale që burojnë nga veprat penale të lidhura me korrupsionin, si dhe rritjen e ndjeshme të referimeve proaktive nga institucionet shtetërore përkatëse dhe agjencitë ligjzbatuese drejt Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
Të konsolidojë më tej kuadrin e parandalimit të korrupsionit përmes zbatimit dhe monitorimit të masave ligjore të miratuara së fundmi; forcimit të kapaciteteve institucionale dhe angazhimit për zbatimin e strategjisë dhe legjislacionit kundër korrupsionit; zgjerimit të vlerësimeve të rrezikut të korrupsionit në sektorët e cenueshëm dhe të planeve të integritetit në nivel qendror e vendor, si dhe zbatimit të gjetjeve të tyre; forcimit të verifikimit të deklaratave të pasurisë nga të gjitha organet përkatëse, përfshirë Inspektoratin e Lartë të
Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI).
Të forcojë masat për përmirësimin e llogaridhënies dhe integritetit të Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, si dhe të garantojë pavarësinë dhe qëndrueshmërinë e drejtimit të kësaj agjencie.
Lexo edhe
POLITIKE
“Arbër Abazi bleu vilën qeveritare në Peshkopi”/ Toska: SPAK nuk jep përgjigje

Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strategjike

Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'!

'Qeveria ka zgjedhur represionin dhe gazin'/ Eurodeputetja: Të rinjtë që protestojnë në Shqipëri duan një vend pa korrupsion

Studentët në protestë për të 23-ën ditë radhazi, marshojnë drejt Ekonomikut: Rama jepe dorëheqjen





