Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK Rama e konfirmon nga Dublini: S’do të ketë samit të NATO-s në Tiranë në vitin 2027 PD: AKSHI nën hetim, por jep 40 mln euro për fiskalizimin me operatorë ku pronar është edhe Ermal Beqiri Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin “Mbahet në izolim të plotë”/ Avokati: Veliajt nuk i sigurohet dokumentacioni shëndetësor Bie masivi shkëmbor pranë Morinit. Kukës, reshjet e shiut krijojnë probleme në qarkullim Profesionet e lira kundër uljes së pragut të TVSH-së në 5 milionë lekë: Do ta çojmë sërish në Kushtetuese... Meta: Jam kërcënuar për emërimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese
BOTA

Vdekjet misterioze të politikanëve rusë

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Aleksandër Darçiev, ka vdekur papritur në moshën 66-vjeçare

P
Piranjat12 November 2026, 20:18 · 2 min lexim
Vdekjet misterioze të politikanëve rusë

Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara, Aleksandër Darçiev, ka vdekur papritur në moshën 66-vjeçare. Lajmin e bëri të ditur Ministria e Jashtme ruse, pa dhënë hollësi për shkakun apo vendin e vdekjes.

Darçiev ishte emëruar ambasador në Washington në mars 2025. Më parë kishte shërbyer si ambasador në Kanada dhe kishte punuar për shumë vjet në diplomacinë ruse në Amerikën e Veriut.

Vdekja e tij rikthen në kujtesë rastin e Vitalij Çurkin, ambasadorit rus në Kombet e Bashkuara, i cili vdiq papritur në New York më 20 shkurt 2017, një ditë para ditëlindjes së tij të 65-të. Sipas Reuters, një zyrtar amerikan kishte deklaruar atëherë se Çurkin kishte pësuar sulm në zemër.

Në nëntor 2016, në New York kishte vdekur edhe Sergej Krivov, punonjës i sigurisë në konsullatën ruse. Trupi i tij ishte gjetur në ndërtesën e konsullatës me një dëmtim në kokë. Autoritetet ruse kishin deklaruar se shkaku ishte sulmi në zemër.

Një tjetër rast ishte vdekja e Mihail Lesinit, ish-ministër i Vlladimir Putinit dhe themelues i televizionit RT. Ai u gjet i vdekur në një hotel në Washington në vitin 2015.

Hetimet amerikane konstatuan se kishte vdekur nga dëmtime të shumta të shkaktuara nga goditje në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit. Më vonë autoritetet amerikane njoftuan se ai kishte vdekur nga helmimi me etanol dhe se fjala ishte për një aksident.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.