Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje... Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha ‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur “Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve ... Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030 U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura
EDITORIAL

A është “Rilindja” e piktorit dega shqiptare e “Botës Serbe”?

Nga Kim Mehmeti Ka vite që kam kërkuar shpjegim nga cilido që mund të ma shpjegojë se çfarë është ajo

P
Piranjat12 November 2026, 10:35 · 3 min lexim
A është “Rilindja” e piktorit dega shqiptare e

Ka vite që kam kërkuar shpjegim nga cilido që mund të ma shpjegojë se çfarë është ajo që e bën Piktorin aq të përulur e të kujdesshëm ndaj Vuçiqit dhe Serbisë, dhe aq përbuzës, arrogant e dëmtues ndaj Kosovës dhe Kurtit.

Gjithashtu, jo sot, por prej vitesh kam pyetur publikisht nëse ka ndonjë burrë në PS që të shpjegojë pse kryetari i partisë së tyre dhe Kryeministri i mëmëdheut të shqiptarëve aq shumë i është përkushtuar shpëlarjes së duarve të përgjakura të Vuçiqit dhe mbështetjes së ‘Botës Serbe’?!

Dhe, njësoj si dikur, vazhdoj të jetoj me paqartësinë se si nuk u gjet një shqiptar i vetëm në PS që ta pyeste Piktorin se çfarë përfiton shqiptaria nga përkrahja e tij për ‘Ballkanin e Hapur’, nga mbështetaje e tij të ndarjes territoriale të Kosovës, të Asociacionit të komunave serbe, nga nënshkrimi i tij në letrat e përbashkëta me presidentin serb, nga kërkesat e tij drejtuar ndërkombëtarëve që të jenë më tolerantë ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për lidhjet e saj me Rusinë…

Jo vetëm kaq, por ende nuk e kam të qartë nëse e majta shqiptare është mëvetësuar apo ajo kurrë nuk ka mundur të çlirohet nga kthetrat e Mugoshave.

Siç e kam të paqartë nëse këta bllokmenët e grumbulluar rreth PIktorit dhe ‘Rilindjes’ së tij, janë duke çuar në vend ndonjë amanet prosereb të paraardhësve të tyre?

Po pra, ka shumë pyetje të mbetura pa përgjigje, por të cilave duhet t’u përgjigjemi ne, shqiptarët e ndërgjegjshëm.

E ndër to, më e rëndësishmja është se si ishte e mundur që mëmëdheu ynë t’i durojë në heshtje drejtuesit të cilët, në shumëçka, duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’.

Ku ta dish, mbase do të na ndodhë siç na ka ndodhur shpeshherë në të kaluarën: që me vonesë ta kuptojmë se, në të vërtetë, nuk jemi ne ata që i zgjedhim drejtuesit tanë, por Beogradi është ai që, në masë të madhe, e përcakton se kush do ta drejtojë Shqipërinë. 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

EDITORIAL

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.