Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO
BOTA

Gruaja josh mikun 54-vjeçar në një vilë të izoluar/ E mban peng për 15 orë, e lidh në karrige dhe e kërcënon me…

P
Piranjat22 November 2026, 18:28 · 3 min lexim
Gruaja josh mikun 54-vjeçar në një vilë të izoluar/ E

Një 54-vjeçar është shpëtuar nga policia spanjolle pasi u josh drejt një vile të izoluar, ku u mbajt për 15 orë, u lidh në një karrige, u dhunua dhe u kërcënua me vdekje.

Sipas autoriteteve, burri u mashtrua nga një grua që e konsideronte mikeshë. Ajo i kërkoi ta merrte pranë zonës së Montserratit, në rajonin e Valencias, dhe ta transportonte me makinë drejt banesës ku po qëndronte.

Kur mbërriti në vendin e takimit, 54-vjeçari vuri re se gruaja shoqërohej nga një tjetër burrë, të cilin e njihte shumë pak. Të dy i kërkuan t'i dërgonte me makinë në vilë, ku i priste një person i tretë. Në atë moment, viktima kuptoi se kishte rënë në një kurth.

Sapo mbërritën në vilë, pengmarrësit e lidhën me litarë, e rrahën dhe e kërcënuan me një hanxhar të madh, përpara se ta detyronin të hynte brenda. Sipas Gardës Civile, gjatë gjithë kohës ai u dhunua fizikisht, iu mohua gjumi dhe u kërcënua vazhdimisht me armë të ftohta.

Nën presion, burri u detyrua të regjistronte disa video drejtuar familjarëve të tij, ku pretendonte se ishte mirë. Pengmarrësit synonin të shmangnin dyshimet e të afërmve dhe të pengonin nisjen e kërkimeve për të.

Autoritetet u vunë në dijeni pasi 54-vjeçari arriti të kontaktonte për pak çaste familjen, duke kërkuar ndihmë dhe duke dhënë disa të dhëna për vendndodhjen e tij, në një zonë të largët të Montserratit.

Pas marrjes së informacionit, efektivët nisën kërkimet, lokalizuan vilën dhe arritën të shpëtonin pengun, i cili kishte pësuar dëmtime të shkallëve të ndryshme.

Dy persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje u arrestuan në vendngjarje. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare dhe një burrë 54-vjeçar, të cilët akuzohen për privim të paligjshëm të lirisë.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi disa armë të ftohta me përmasa të mëdha, si dhe sende të tjera që dyshohet se janë përdorur gjatë rrëmbimit.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm mes personave të përfshirë. Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur motivin e plotë të rrëmbimit dhe për të përcaktuar nëse në ngjarje kanë marrë pjesë edhe persona të tjerë. /PiranjatNews/

Gruaja josh mikun 54-vjeçar në një vilë të izoluar/ E

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.