“PS përfshinë më rend dite Reformën Territoriale”/ Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar prej 1 viti

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas përfshirjes në rendin e ditës të Reformës Territoriale. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai ka akuzuar mazhorancën se harta e re territoriale është përcaktuar paraprakisht.
Sipas tij, kriteri kryesor është interesi elektoral i kryeministrit Edi Rama. Bardhi shprehet se ndarja e re territoriale nuk bazohet te nevojat e qytetarëve, por te interesat elektorale të Partisë Socialiste si dhe marrëdhëniet e kryebashkiakëve me kryeministrin Rama.
Gazment Bardhi: Harta territoriale e PS-së është e paracaktuar, njësoj si tenderat e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut. Njësoj si biznesi me Ron Jefetin, të cilit Rama i dhuron industrinë e armëve me garanci shtetërore.
Harta territoriale e PS-së i ngjan Vlora Hysenit: ajo fikte radarët për Ergysin e saj dhe të Ramës; kjo shuan nga harta 15 bashki për pushtetin personal të Kryeministrit. Kriteri i kësaj ndarjeje është interesi elektoral i Ramës dhe besnikëria e kryebashkiakëve ndaj tij, jo nevojat e qytetarëve. Kjo është pyetja që ngre ligji i PS-së: pse interesat e njerëzve të pushtetit gjejnë gjithmonë zgjidhje, ndërsa bashkitë e qytetarëve fshihen?
Lexo edhe
POLITIKE
"Kjo parti duhet të mësohet të dëgjojë"/ Braçe kundër reformës territoriale: Nuk e votoj, nuk u konsultova

“Anëtarët e rinj të BE, pa të drejtë veto”/ Marta Kos: Gjithë shtetet anëtare kanë punuar dhe mbështetur zgjerimin

Reforma territoriale/ Këshilli Bashkiak i Durrësit miraton propozimin e PS-së, opozita largohet nga mbledhja

BE përgatitet për zgjerimin, Marta Kos: Është koha për një Union më të madh

Territorialja votohet të enjten në Kuvend, Boçi: Do të thellojë shpopullimin e vendit

Alarm për mbetjet e djegura në Kuçovë, Lefter Maliqi denoncon: Krim i rëndë ndaj banorëve

“Përsekucioni politik ndaj Metës, i pashembullt”/ Blushi përplaset me Manjën dhe Gogun: Ndërhyni për konfliktin GJKKO-Avokati ose pranoni...

Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit





