Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit me thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arr... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh
POLITIKE

Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca: Më dorëzoi përgjigjet që i ka dhënë Toni Gogut pas kërkesave të tij

P
Piranjat 4 November 2026, 16:00 · 2 min lexim
Veliaj transferohet në spitalin e burgut të Fierit, avokati Ndreca:

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka bërë me dije se kryebashkiaku i Tiranës është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të frakturës në këmbë, e cila kërkon ende trajtim mjekësor dhe rikuperim. Përmes një reagimi pas takimit me Veliajn, Ndreca deklaron se prej afro dy javësh kanë kërkuar zyrtarisht kryerjen e një ekzaminimi për të vlerësuar ecurinë e shërimit të frakturës, por deri më tani ai nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

Avokati bëri të ditur gjithashtu se Veliaj i ka dorëzuar disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shënuar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë Toni Gogu lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Sipas Ndrecës, këto përgjigje do të bëhen publike.

Reagimi i plotë:

“Dola nga takimi me Erionin.

1. Erioni është transferuar në ambientet spitalore të burgut të Fierit, për shkak të këmbës së thyer, e cila kërkon ende rikuperim dhe trajtim mjekësor. Ndërkohë, po bëhen gati dy javë që kemi kërkuar zyrtarisht kryerjen e ekzaminimit të nevojshëm për të vlerësuar ecurinë e konsolidimit të frakturës. Deri më sot, ky ekzaminim nuk është realizuar, pavarësisht kërkesave dhe udhëzimeve të mjekut që ndjek rikuperimin e tij.

2. Erioni më dorëzoi disa faqe të shkëputura nga ditari i tij personal, ku ka shkruar përgjigjet që i ka komunikuar ministrit të Drejtësisë lidhur me kërkesat e bëra ndaj tij. Këto përgjigje do t’i bëjmë publike.”

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.